“Vetëm sanksionet mund ta bindin Serbinë të respektojë marrëveshjet” — analistja politike tregon pse BE-ja po heshtë

Politika

“Vetëm sanksionet mund ta bindin Serbinë të respektojë marrëveshjet” — analistja politike tregon pse BE-ja po heshtë

Nga: H.O. Më: 11 qershor 2025 Në ora: 21:48
Rasti i Iber Lepencit

Serbia sërish shkeli edhe një premtim të bërë për një marrëveshje me Kosovën. Muaj më parë, Serbia premtoi se do të bashkëpunonte për të zbradhur rastin e ‘Ibër Lepencit’, por që javë më pas harroi premtimin.

Serbia nuk ka dhënë asnjë sinjal për të zbardhur këtë rast.

E që nuk është hera e parë që ky shtet nuk mban ‘fjalën’, e thotë edhe analistja politike, Magbule Shkodra. Sipas saj, Serbia sërish nuk i respektoi marrëveshjet që i ka në raport me Kosovën.

Image
Magbule Shkodra

“Nuk është hera e parë që Serbia nuk i përmbush obligimet apo nuk i respekton marrëveshjet që i ka në raport me Kosovën. Dhe është e vërtetë që ajo shkeli premtimin për zbardhjen e rastit për Ibër Lepencin”, thotë Shkodra.

Sipas saj, shtetet e BE-së duhet të jenë shumë të ashpra me Serbinë dhe ta bindin që të respektoj marrëveshjet që i ka marrë për obligim.

“Unë po besoj që në këto rrethana të reja gjeopolitike, shtetet e BE-së edhe Shtetet e Bashkuara edhepse ato nuk po tregojnë shumë interes tashmë për Ballkanin, mirëpo shtetet e BE-së duhet të jenë shumë të ashpra me Serbinë. Pra duhet të përdorin të gjitha mundësitë që i kanë ndaj Serbisë, që ajo të bindet për të respektuar marrëveshjet të cilat i ka marrë për obligim”, vlerëson ajo.

Sipas tij, këtu pra ndoshta do të ishte mirë, t’i tregohet Serbisë se mund edhe të sanksionohet dhe që ndoshta edhe sanksionet do të mund të ndikonin.

“Megjithatë duhet të kemi parasysh që situata në Serbi, pra regjimi i Vuҫiqit është duke u lëkundur dhe ndoshta kjo është arsyeja pse shtetet e BE-së po janë shumë të kujdesshme duke mos dashur të krijojnë një situatë fragjile që do të mund të eskalonte në ndonjë gjë tjetër që do të rrezikonte sigurinë në rajon”, thotë Shkodra për ‘Bota sot’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat