Kuvendi i Kosovës vazhdon të jetë i bllokuar edhe pas 32 përpjekjeve për konstituimin e tij.
Në sagën e përpjekjeve tashmë çdo 48 orët kanë filluar të jenë të njëjta, hyrjet e deputetëve me kritika ndaj situatës së krijuar, kërkesa për zhbllokim të kësaj situate, por jo rezultate.
Në anën tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar ashpër deputetët që bojkotuan votimin gjatë vazhdimit të seancës për konstituimin e Kuvendit, duke e cilësuar këtë veprim si një sjellje politike të papërgjegjshme dhe shkelje të Kushtetutës.
Në një deklaratë për media, Kurti iu referua pikës 128 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të datës 26 gusht 2014, sipas të cilës çdo deputet është i detyruar të votojë – pro, kundër ose të abstenojë – gjatë procesit të konstituimit të Kuvendit.
“Kjo është jo vetëm përgjegjësi e partisë fituese të zgjedhjeve, por e të gjithë deputetëve,” ka theksuar Kurti.
Ai sqaroi se pas konstituimit, përgjegjësia e Kuvendit do të jetë formimi i qeverisë së re, ndërsa deri atëherë vendi do të qeveriset nga qeveria në detyrë.
Kryeministri u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të marrin pjesë në votim, duke e konsideruar këtë një obligim kushtetues dhe rrugëdalje nga ngërçi politik. Ai sugjeroi përdorimin e votimit të fshehtë, sipas aktgjykimit të Kushtetueses.
“Ju bëj thirrje deputetëve që, në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me të drejtat e obligimet e tyre, të marrin pjesë në votim. Ne e respektojmë aktgjykimin – por për ta respektuar, duhet ta kemi së pari,” përfundoi Kurti.
Gjersa, Kurti i bëri thirrje deputetëve për pjesëmarrje në votim, nga LDK bëjnë thirrje për qeveri të unitetit.
Kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, javën që e lëmë pas ka publikuar edhe agjendën sesi do të funksiononte qeveria e unitetit, duke kërkuar mbështetje.
Analisti politik, Gani Qarri, thotë se përkundër që kanë kaluar mbi 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve dhe ngërçi politik po vazhdon, deputetët vazhdojnë ta kamuflojnë veprimtarinë e tyre konspirative kundër konstituimit të Kuvendit dhe kundër krijimit të institucioneve legjitime shtetërore të Kosovës, duke dalë me propozime pompoze dhe tituj grandioz si ato të Abdixhikut.
“Edhe pse BE, SHBA, faktori ndërkombëtar, përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, si dhe Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, në takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, z.Albin Kurtin, kanë kërkuar formimin sa më të parë, të institucioneve shtetërore, për të siguruar mirëqenien dhe prosperitetin e qytetarëve të Kosovës, si dhe tërheqjen e vërejtjes në mënyrë të përsëritur nga Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani, se vonesat në konstituimin e Kuvendit dhe pengesat për krijimin e institucioneve legjitime shtetërore, dëmtojnë rëndë kredibilitetin e shtetit të Kosovës dhe përparimin e saj drejt agjendës euroatlantike, trupëzimi konspirativ mosvotues, si një-i partive opozitare, edhe 4 muaj, pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, nuk po lejon zgjidhjen e ngërçit as krijimin e institucioneve legjitime shtetërore të Republikës së Kosovës. Duke qenë se tanimë kanë kaluar mbi 4 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, por për shkak të mosvotimit dhe sjelljes së papërgjegjësi parlamentare të deputetëve të opozitës, ka dështuar edhe seanca e 32 për konstituimin e Kuvendit, habit fakti se si ata që në mënyrë konstante bllokojnë konstituimin e Kuvendit dhe kategorikisht janë kundër unifikimit të faktorit politik shqiptar, duke kundërshtuar edhe çdo formë votimi, të hapur apo të fshehtë, qoftë edhe vetëm për krijimin e komisionit zgjedhor, duan ta kamuflojnë veprimtarinë e tyre konspirative kundër konstituimit të Kuvendit dhe kundër krijimit të institucioneve legjitime shtetërore të Kosovës, duke dalë me propozime pompoze dhe tituj grandioz si ato të Abdixhikut,i cili derisa porositë deputetët e partisë së tij që ta bllokojnë konstituimine Kuvendit me mosvotim në parlament, në anën tjetër del e na flet me pompozitet, duke propozuar me qëndrimet e tij konfuze, herë një të ashtuquajtur "Qeveri Nacionale Kalimtare”, herë “Qeveri të Unitetit Kombëtar”, “Qeveri Gjithpërfshirëse”, “Qeveri Nacionale e Tranzicionit”, “Qeveri Gjithpërfshirëse kalimtare”, etj”, deklaron Qarri.
Ai thotë se Abdixhiku nuk ka vullnet për zgjidhjen e ngërçit, gjersa qëndrimin e tij e quan hipokrit.
“Në realitet pikërisht LDK, ka pasur oferta të përsëritura nga Vetëvendosje për ta formuar së bashku një koalicion qeverisës, megjithatë Abdixhiku tani na del me propozime krejt tjera, i cili jo vetëm se nuk ka pranuar, por edhe nuk ka treguar asnjë vullnet minimal për zgjidhjen e ngërçit, madje ju ka bashkuar në mënyrë “vullnetare” PDK-së, të ashtuquajturës "listë serbe" dhe AAK-së minorene, për ta bllokuar në grup, konstituimin e Kuvendit dhe penguar formimin e institucioneve legjitime shtetërore, tash e 4 muaj me radhë, duke përsëritur edhe së fundmi kundërshtimin e tij për një koalicion të mundshëm LVV-LDK, ndaj habit fakti se si po ky Abdixhiku pranuaka tani, që në të ashtuquajturën "qeveri të unitetit" të futet në të njëjtën konfiguracion qeverisës me LVV-në, derisa nuk e pranon koalicionin me te. Një qëndrim hipokrit si i Abdixhikut, që po kritikohet ashpër edhe nga bashkëpartiakët dhe anëtari prestigjioz i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike z. Valon Murtezai, nuk lë asnjë shpresë se VV do ta pranojë, madje edhe partitë opozitare PDK dhe AAK, preferojnë një qeveri të opozitës dhe jo Qeveri teknike, të ashtuquajtur të "unitetit", të kamufluar qëllimisht nga Abdixhiku me përkëdheli, derisa praktika e sjelljes së Abdixhikut dhe të tjerëve në grupin e bllokadës së Kuvendit, nuk sinjalizon asnjë formë uniteti, përkundrazi mbjell përçarje gjithnjë e më të thelluara, duke u shprehur në emër të partisë, për çka z. Valon Murtezai anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deklaron publikisht se kjo nuk është kompetencë e z. Abdixhikut dhe se një propozim i tillë mund të vije vetëm nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, por jo nga Abdixhiku vetëm. Madje z. Murtezaj decidivisht shprehet duke qenë se LDK nuk është Kompani Ndërtimore, as Abdixhiku nuk është nuk është pronar i saj, përkundrazi LDK është parti politike ku vetëm Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së mund të marrë vendime për pjesëmarrje në qeveri, hyrje në koalicion, apo mbetje në opozitë të kësaj partie, andaj propozimi kokë më vete i Abdixhikut, ishte edhe arsyeja që z. Valon Murtezaj, përmes një reagimi publik, ka protestuar ashpër kundër metodave autoritative të punës të instaluara nga Abdixhiku, për vendimmarrje personale në emër të LDK-së, pa u konsultuar fare me Këshillin e Përgjithshëm të partisë, veprim të cilin ai e hedhë poshtë dhe kundërshton ashpër”, shprehet Qarri.

Analisti tregon “përplasjet” brenda LDK-së, gjersa shton se Abdixhiku pa asnjë konsultim dhe asnjë miratim të organeve statutare të LDK-së shënon pikën më të ulët të demokracisë në subjektin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Sa u takon lojërave konspirative të Abdixhikut, jo fort moti edhe Adem Salihaj i cili në vitet 2004-2006, mbante pozitën e Zëvendës-kryeministrit të parë dhe për një periudhë të shkurtër ishte edhe kryeministër në detyrë, nga LDK, deklaronte në mënyrë publike për media, se ekziston një unitet i rrezikshëm ndërmjet PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Listës Serbe, në mbështetjen e kërkesave të presidentit serb Aleksandër Vuçiq, për ta rrëzuar Albin Kurtin nga pushteti dhe rikthyer veriun, në gjendjen anarkike politike dhe kriminale të kohës së pushtetit të opozitës, kur veriu i Kosovës ishte shndërruar në "El-dorado" të krimit të organizuar dhe sundohej nga bandat kriminale të organizatave të ndaluara terroriste serbe, të ashtuquajturat "brigadë e veriut" e "mbrojtja civile", me shpresën se opozita do të arrij të krijojë një qeveri me ndihmën e të ashtuquajturës "listë serbe", e cila do të ishte shumë e rrezikshme, jo vetëm për veriun, por dhe për sovranitetin territorial të shtetit të Kosovës. Derisa Abdixhiku bënë propozime kokë më vete, anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së z. Valon Murtezaj shprehet se LDK, e Ibrahim Rugovës, demokracisë së parë në rajon, heronjve të lirisë, atyre të demokracisë dhe patriotëve të shquar që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, krijimin e shtetit dhe shtetndërtimin e Kosovës, është e pafalshme dhe është e dëmshme edhe për Kosovën, të vendosë vetëm një njeri duke braktisë demokracinë, ndaj autokracia dhe oligarkia në LDK qoftë kjo e instaluar edhe nga Abdixhiku, duhet të marrë fund dhe nuk do të lejohet tani as në të ardhmen në LDK. Për aq më tepër prezantimi i agjendës së Abdixhikut, pa asnjë konsultim dhe asnjë miratim të organeve statutare të LDK-së shënon pikën më të ulët të demokracisë në subjektin politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për çka z. Valon Murtezaj si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh edhe indinjatën e tij të thellë lidhur me metodat autokratike të Abdixhikut, të instaluara nga ai edhe në majën e vendim-marrjes të Lidhjes Demokratike të Kosovës pa asnjë diskutim paraprak në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së. Shto kësaj faktin se as opozita, në të cilën Abdixhiku ka llogarit "për hava" pa marrë fare as mendimin e tyre paraprak, megjithëse e ka pothuajse të pamundur ta krijojë qeverinë vet, nuk është fascionuar fare nga propozimi personal i Abdixhikut, një propozim kuturu, pa konsultim as me Këshillin e Përgjithshëm të partisë që ai vet drejton, i cili duket se është i dënuar si nga partia e tij, ashtu edhe nga partitë tjera opozitare, që të dështojë dhe të figurojë përkohësisht vetëm në letrat personale të Abdixhikut, ngase me gjithë spastrimet e vazhdueshme të kundërshtarëve brenda partisë së tij, konstalacionet e proklamuara prej Abdixhikut, edhe për shkak të mendimeve ndryshe dhe dallimeve ideore ndërmjet partive opozitare, e bëjnë të qartë, se agjenda personale e Abdixhikut, nuk do të marrë mbështetje nga partitë tjera, e cila do të jetë e destinuar të dështojë dhe të mos jetësohet fare në praktikë”, përfundon Qarri