Bota në krizë, rreziqet në rritje – eksperti amerikan me mesazh të fortë për Kosovën

Politika

Bota në krizë, rreziqet në rritje – eksperti amerikan me mesazh të fortë për Kosovën

Nga: A.M. Më: 21 qershor 2025 Në ora: 19:59
Alon Ben-Meir dhe Albin Kurti

Vendi po përballet me zhvillime të ndryshme politike, e të cilat natyrshëm ndikohen edhe nga ndryshimet gjeopolitikat ndërkombëtare.

Në këtë pikë të krizave dhe ndryshimeve të mëdha, Kosova po përballet ende me sanksione të Bashkimit Evropian.

Këto domosdoshmërisht ndikojnë edhe në fusha të ndryshme.

E në lidhje me sanksionet dhe zhvillimet gjeopolitike, në një bashkëbisedim me “Bota sot” foli eksperti amerikan, Alon Ben Meir.

Sipas tij, tani ka ardhur koha për t’u larguar plotësisht sanksionet, pasi kjo do lejonte një fillim të ri dhe do nxiste zhvillime pozitive.

Image
Alon Ben-Meir 

Në këtë pikë, Ben-Meir kishte edhe një mesazh për qeverinë në Kosovë.

“Ka ardhur koha për të hequr sanksionet. Ato e kanë përmbushur qëllimin e tyre duke sinjalizuar pakënaqësinë e BE-së me Qeverinë Kurti, por tani vazhdimi i sanksioneve është kundërproduktiv. Heqja e sanksioneve do të lejonte një fillim të ri, p paragjykime nga përvojat e kaluara, dhe do të ofronte nxitje të mëtejshme për të zhvilluar një dialog më konstruktiv. Për më tepër, heqja e sanksioneve në këtë pikë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të ndihmuar në zbutjen inflacionit ekonomik të Kosovës. Megjithatë, qeveria aktuale e Kosovës, pavarësisht vazhdimësisë së udhëheqjes së saj, duhet të tregojë fleksibilitet dhe gatishmëri më të madhe për të bashkëpunuar, gjë që me siguri do të ndihmonte në heqjen e sanksioneve sa më shpejt të jetë e mundur”, deklaroi eksperti amerikan.

Krahas kësaj, ai theksoi edhe krizat globale, luftën Ukrainë-Rusi, konflikt Izrael-SHBA, e që sipas tij të gjitha këto ndikojnë edhe tek Kosova.

Ai vlerëson se ka rrezik që vëmendja ndërkombëtare të largohet nga vendi ynë.

“Efekti kumulativ i krizave globale, luftës në Ukrainë, tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasigurisë politike në SHBA ka krijuar një mjedis kompleks dhe të paqëndrueshëm. Ballkani nuk është imun ndaj këtyre ndryshimeve. Kosova, në veçanti, rrezikon të lihet mënjanë ndërsa vëmendja ndërkombëtare mbetet e përqendruar diku tjetër. Përveç kësaj, ndryshimet në udhëheqjen dhe politikën e jashtme të SHBA-së, duke përfshirë tendencat më izolacioniste dhe goditjet ndaj imigracionit, mund të zvogëlojnë angazhimin amerikan në rajon. BE-ja, e ngarkuar nga sfidat e brendshme, gjithashtu mund të zvogëlojë përfshirjen e saj. Këto dinamika mund të çojnë në një boshllëk të rrezikshëm në Ballkan që forcat autoritare ose ndikimet keqdashëse mund ta shfrytëzojnë. Prandaj, Kosova duhet të demonstrojë stabilitet politik dhe pjekuri tani më shumë se kurrë”, përfundoi Alon Ben-Meir për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat