Ka dështuar për të tridhjeteshtatën (37) herë konstiuimi i Kuvendit të Kosovës.
Seanca e radhës është caktuar të premten (më 27 qershor) në ora 11:00.
Kuvendi i ri ka mbetur i pa konstituar në mungesë të zgjedhjes së kryetarit të ri dhe nënkryetarëve.
Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe NISMA nuk po i japin votën kandidates së propozuar për kryetare nga Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa.
Albulena Haxhiu në gjashtë tentime ka dështuar të kalojë provimin dhe në mungesë të kësaj Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa po kërkojnë komision për votim të fshehtë, për të cilën gjë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar interpretim nga Gjykata Kushtetuese.
Mirëpo para pak minutave është bërë me dije vendimi nga Gjykata Kushtetuese.
Kushtetuesja tha se Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditësh.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur avokati Ardian Bajraktari.
Ai thotë se moskonstituimi i Kuvendit është një krizë politike që kërkon reflektim dhe veprim të menjëhershëm nga subjekti fitues për të realizuar vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhje.
“Kriza në me mos konsituimim e Kuvendit, para së gjithash është krizë politike, dhe si e tillë kërkon nevoje dhe domosdoshmëri për reflektim nga spektri politik, e me theks të veçantë subjekti fitues i zgjedhjeve.
Është detyrë ë subjekteve politike, e veçmas i fituesit që me reflektu dhe me konsitutu Kuvendin si hapi i parë, drejtë jetësimit të vullnetit politik të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 9 shkurtit”, u shpreh ai.
Më tej avokati thekson që Presidentja nuk ka kompetenca për të shpallur zgjedhje të reja në këtë fazë, pasi Kushtetuta nuk e parashikon një mundësi të tillë në rast të moskonstituimit të Kuvendit, dhe zgjidhja kërkon marrëveshje politike.
“A ka Presidentja kompetenca për të shpallur zgjedhje të reja në këto rrethana, dhe nëse po, cilat janë kufizimet kushtetuese në një vendim të tillë?
Jo, roli i presidentes në këtë fazë është tejet i kufizuar, ajo nuk mund ti shpalle zgjedhjet në këtë stad të procesit. Madje Gjykata Kushtetuese në njërën prej pikave të Aktgjykimit të vitit 2014, ka theksuar se nuk ka dispozitë në Kushtetutë që përcakton se në rast të mos konsituimit të Kuvendit, vendi mund të shkoj në zgjedhje. Prandaj duhet vullnet duhet gatishmëri dhe marrëveshje nga subjektet politike, qoftë edhe për shuarjen në zgjedhje”, përfundoi avokati Bajraktari për “Bota sot”.