Publicisti flet për 30 vjetorin e “Bota sot”: Tribuna ku u bashkuan penat më të fuqishme të kombit

Politika

Publicisti flet për 30 vjetorin e “Bota sot”: Tribuna ku u bashkuan penat më të fuqishme të kombit

Nga: M.Haziri Më: 26 qershor 2025 Në ora: 22:01
Foto ilustrim “Bota sot”

Në 30-vjetorin e themelimit, gazeta "Bota sot" qëndron krenare si një nga shtyllat më të rëndësishme të gazetarisë shqiptare.

Që nga ditët e saj të para, kjo gazetë u shndërrua në zë të së vërtetës, në tribunë të mendimit të lirë, dhe në arenë të përballjeve të mëdha intelektuale.

Ishte dhe mbeti një dritare ku shqiptarët anembanë botës gjetën informacion, reflektim, guxim dhe frymëzim.

Tre dekada më vonë, “Bota sot” vazhdon të mbajë gjallë idealet e themeluesve dhe bashkëpunëtorëve të saj, duke ruajtur standardet profesionale, etikën gazetare dhe ndjenjën e thellë të përgjegjësisë kombëtare.

E në lidhje me këtë përvjetor të “Bota sot”, ka folur publicisti Rexhep Shahu.

Image
Rexhep Shahu

Ai thekson se “Bota sot” ka qenë një tribunë e rëndësishme profesionale dhe atdhetare, ku u formuan gazetarë dhe u bashkuan mendjet më të ndritura shqiptare.

Ai shpreh mirënjohje për mundësinë që i është dhënë të kontribuojë në një medium me ndikim të madh në jetën publike shqiptare.

““Bota sot” ka qenë një shkollë e vërtetë gazetarie – një tribunë profesionale dhe atdhetare, ku gjetën veten intelektualët dhe njerëzit që kishin diçka për të thënë.

E falënderoj këtë gazetë për hapësirën që më ka dhënë dhe për mundësinë që më ka ofruar. Për një periudhë të gjatë, "Bota sot" i ka dhënë tonin jetës publike shqiptare. Ajo ka qenë tribuna ku u bashkuan penat më të fuqishme të kombit tone”, u shpreh ai.

Më tej, publicisti shpreh krenarinë dhe mirënjohjen për bashkëpunimin me gazetën dhe figurat e shquara të saj, duke i uruar asaj një të ardhme të gjatë e të denjë.

“Kam qenë me fat që kam bashkëpunuar me këtë gazetë kombëtare dhe me personalitete të ndritshme të penës shqiptare.

I uroj gazetës jetë të gjatë dhe të denjë”, përfundoi publicisti Shahu për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat