“Ndalesa e plotë s’është zgjidhje, por…”/ Driton Tali: Nga “Beteja e Kosovës” te Gazimestani – rrëfimi serb si instrument politik

Politika

“Ndalesa e plotë s’është zgjidhje, por…”/ Driton Tali: Nga “Beteja e Kosovës” te Gazimestani – rrëfimi serb si instrument politik

Nga: A.SH. Më: 29 qershor 2025 Në ora: 20:58
Ilustrim

Më 28 qershor, rreth 1,000 serbë nga Kosova, Serbia dhe rajoni u mblodhën në Gazimestan, afër Prishtinës, për të shënuar Vidovdanin.

Festën e Vidovdanit në Gazimestan e udhëhoqi patriarku serb, Porfirije. Pas ceremonisë, u mbajt një shërbim përkujtimor për të nderuar viktimat e Betejës së Kosovës.

Analisti Driton Tali në n jë prononcim për “Bota sot”, thotë se ky festim nuk ka të bëjë asgjë me "Betejën e Kosovës”, por sipas tij, ky është i krijuar si mekanizëm i hegjemonizmit serb në shekullin XIX, ky narrativ u zhvillua në shekullin XX, kur Serbia u konsolidua dhe nisi të shfaqte aspirata për dominim mbi tërë Ballkanin Perëndimor.

Image
Driton Tali

“Ky festim i Vidovdanit, s'ka të bëjë asgjë me historinë, qoftë me "Betejën e Kosovës" qoftë me festën pagane të "Svetovid'it" apo me festën krishtere të "Shën Vitusit".

Është krijuar si mekanizëm i hegjemonizmit serb në shekullin e 19, dhe u zhvillua në shekullin e 20. Pra atëherë kur Serbia u forcua në raport me fqinjët dhe ju shtuan apetitet për ta zaptuar tërë Ballkanin Perendimor.

Nëse ja japim një sy se si u zhvillua miti për Betejën e Kosovës vërejmë se realisht filloi nga 1880'tat, si bie fjala piktura e Pavle Çortanoviçit "Milosh Obiliçi para tendës së Muratit", pastaj ka fundi i shekullit 19 lajmërohen edhe disa vepra letrare si bie fjale të Stojan Novakoviçit apo Ljubomir Kovaçeviçit. Dhe logjikisht pas luftërave ballkanike dhe Luftës Parë Botërore mekanizmi i "Betejës së Kosovës" zhvillohet deri në "Placibo efekt" për Serbinë. Shembul është piktura e Urosh Prediçit, e vitit 1919 "Kosovska Devojka".

E realiteti historik është krejt ndryshe. Nuk ka asnjë dokument primar dmth dokument okular. Përmendet shkarazi nga senatori i Senatit të Firences (Kaluçio Salutati) në një letër dërguar mbretit të Bosnjes, Tvërtko I, më 20 tetor 1389.

Po flasim për fundin e shekullit 14, kur (realisht që nga kur zëvendësohet papirusi me letër) nuk mungojnë shënimet primare për të gjitha evinimentet e rëndësishme historike si beteja, kurorëzime të mbretërve, vrasje te mbretërve, kataklizma natyrorë siç ishte vdekja e zezë e cila e shkatërroi njerëzimin e që ndodhi pikërisht në shek 14, etj.

Të gjitha janë të regjistruara në kohë nga dëshmitarët okularë. Veç Beteja e Kosovës nuk qenka regjistru - ju paska ikë disi!?  Shih ti, "betejë", siç thonë, ku kanë marrë pjesë qindra mijëra ushtarë. Varësisht nga autorët numrin e ushtarëve të "Perandorisë Osmane" e çojnë deri 100.000 ushtarë, kurse ata më modestë e ulin në 50.000 ushtarë.

Shifra të ngjashme përdorim edhe për "Aleancën Krishtere", ku sipas tyre morën pjesë pos serbëve (si kryesorët) edhe hungarezët, kroatët, bosnjakët, raguzianët, venedikasit e kush jo. Ama shënime okulare nuk ka!

Tashti shtrohet pyetja: gjithë ato vende të civilizuara mesjetare s'paskan patur as letër e as njerëz që kanë ditur shkrim lexim. Apo mbase ata ushtarë janë organizuar natën, në mënyrë klandestine, në sistemin e tresheve, që mos t'i shohin.

E shihni sa e pakuptimtë është kjo përrallë.

Pa u fut në realitetin e kohës, ku në këtë kohë, osmanët jo që nuk ishim perandori por maksimumin  e ushtarëve që mund t'i regrutonin për beteja ishte 10.000 ushtarë. Bile edhe është pikëpyetje e madhe nëse mundin ta arritnin atë shifër”, shpejgon qartë Tali.

Por, Tali thotë se ndalesa e plotë e festimit të Vidovdanit nuk do të ishte zgjidhje, pasi mund ta kthente në simbol edhe më tërheqës për të rinjtë serbë.

Ai thotë se duhet ndaluar elementet provokuese dhe hegjemoniste, por jo vetë manifestimi. Zgjidhja afatgjatë është demaskimi i narrativës përmes debatit publik e punës shkencore, duke mbështetur edhe zërat kritikë brenda vetë shoqërisë serbe.

“Sidoqoftë, a duhet ndaluar festimin e Vidobdanit sepse disa pjesëmarrës po e keqpërdorin duke provokuar qoftë me veshje, simbole apo gjeste, mendoj se serbët vet duhet të heqin dorë nga ky lloj manifestimi. Reliktet provokative natyrisht se duhet ndaluar. Ne akoma kemi memorje trishtuese bie fjala ndaj kokardës me të cilën u bë gjenocid mbi neve.

Por ndalesa e plotë e festimit nga të tjerët (pra jo serbët) do të kishte efekte negative. Nuk është në interes tonin që një manifestimi hegjemonist t'i japim edhe më shumë krah duke e shndërruar në "mollë të ndaluar", e cila do të bëhej edhe më joshëse për gjeneratat e reja serbe.

Sepse tashti nuk është veç "Beteja e Kosovës" e lidhur me Vidovdanin në historinë bashkohore serbe. Por edhe atentati në Ferdinandin nga Gavrillo Principi, u bë me 28 qershor 1914; pastaj Kushtetuta e Parë (Kushtetuta e Vidovdanit) e Mbretërisë SKS, u votua me 28 qershor 1921; e Infobyroja ndodhi me 28 qershor 1948.

Bile edhe Millosheviçi në këtë ditë, të vitit 1989, në Gazimestan, i shpalli luftë Jugosllavisë me fjalët "gjashtë shekuj më vonë, sot, përsëri jemi në lufta dhe para luftash. Ato nuk janë të armatosura megjithatë as ato nuk janë përjashtuar ende”. Për të përfunduar pikërisht në këtë datë në Hagë, me 2001.

Por atë që mundemi ta bëjmë, e sidomos historianët tanë por edhe intelektualët në përgjithësi, është që të jemi më aktivë në demaskimin e kësaj narrative e cila jo rrallë kalon edhe në racizëm të plotë tek serbët. Qoftë me simpoziume shkencore qoftë me debate publike, ashtu që edhe t'iu ndihmojmë edhe historianëve të mirëfilltë serbë, të cilët mundohen për aq sa kanë mundësi ta zbardhin të vërtetën” – përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat