Kurti kërkon votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit - juristi komenton deklaratën: Kalkulim politik për shmangie të…!

Politika

Kurti kërkon votimin e fshehtë për kryetarin e Kuvendit - juristi komenton deklaratën: Kalkulim politik për shmangie të…!

Nga: M.Haziri Më: 3 korrik 2025 Në ora: 14:03
Fotografi nga seanca e Kuvendit të Kosovës e realizuar me 27 qershor 2025.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka garancion se me votimin e fshehtë do t’i marr 61 vota për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, sipas tij përderisa votimi i hapur nuk kishte sukses, duhet provuar edhe ai i fshehti, si një mënyrë zgjidhjeje për ngërçin institucional.

Kurti beson se mosprovimi i votimit të fshehtë është gabim dhe dëm, pasi siç ka thënë ai një gjë e tillë është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e vitit 2014.

E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur juristi Blerim Burjani.

Ai thotë Juristi thotë se qëndrimi i Kurtit është një manovër politike për të shmangur zgjedhjet, duke shpresuar në vota fshehte nga deputetët që frikësohen të humbasin mandatin.

Image
Blerim Burjani

“Ky është një qëndrim politik i paqartë, me tentativë për të përfituar vota përmes një votimi të fshehtë, duke shpresuar se mund të ketë deputetë që do të mbështesin kandidatin e VV-së, por që frikësohen se mund të humbasin mandatin nëse mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme këtë vit.

Pra, bëhet fjalë për një kalkulim politik – një mundësi që Kurti e sheh, pasi VV aktualisht ndodhet në një pozicion elektoral mbrojtës dhe, nëse shkohet në zgjedhje, mund të humbasë rreth 5%”, u shpreh ai.

Më tej, juristi thekson se Kurti nuk dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme, ndërsa opozita nuk ka shumë për të humbur duke qëndruar në opozitë.

“Kurtit nuk i konvenojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Sa i përket opozitës, ajo nuk ka shumë për të humbur, pasi edhe nëse mbetet sërish në opozitë, pozicioni i saj nuk ndryshon ndjeshëm”, përfundoi Burjani për “Bota sot”.

Kujtojmë që për të 41-tën herë me radhë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet.

Seanca zgjati sërish vetëm pak minuta dhe udhëheqësi i saj, Avni Dehari, i ftoi deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, të shtunën, më 5 korrik.

Seanca e thirrur për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të vazhduar me hapat e tjerë të konstituimit nuk pati sukses, për shkak të mungesës së pajtueshmërisë ndërmjet partive politike rreth formimit të një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat