Në Mitrovicë të Veriut, të hënën nisi një peticion kundër ndërtimit të dy urave mbi lumin Ibër, me nismën e Listës Serbe – partisë më të madhe serbe në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi.
Gurëthemelet e urave u vendosën më 1 korrik, në prani të kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Projekti është pjesë e një nisme infrastrukturore që synon lidhjen dhe lëvizjen më të lirë të qytetarëve në atë zonë.
Opinionisti Gani Mehmeti thotë se urat duhet të lidhin njerëzit, por në Kosovë kjo ide po zbehet për shkak të kundërshtimeve të vazhdueshme nga serbët, të cilët refuzojnë bashkëjetesën me shqiptarët.
Ai shprehet i shqetësuar nga përkrahja që, sipas tij, disa ndërkombëtarë po i japin këtij kundërshtimi, gjë që e sheh si veprim kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës.
“Urat, ose janë ura që lidhin njerëzit ose nuk duhet as të thuhet se I lidhin popujt, deri sa në njërën anë luftohet ndërtimi mi tyre e në anën tjetër thuhet se lidhin popuj e njerëz.
Është parë se urat shërbejnë për të kaluar lumenj. Por, në Kosovë disi kjo zbehet e minimizohet deri në kundërshtim ta hapjes së tyre apo edhe të ndërtimit të tyre kur këtë e kundërshtijnë serbët.
Dhe, pse kundërshtohet ndërtimi i uravae nga serbët, tani sikur është bërë “normale” sepse ata nuk duan të bashkëjetojnë me shqiptarët, ata duan të jetojnë pa shqiptarët dhe kundër shqiptarëve. Kjo nuk është parë vetëm tani, tani uroj të jetë fundi i kundërshtimeve të tyre.
Më shqetëson kundërshtimi i ndërkombëtarëve, të cilët përkrahin komunitetin serb! E, të përkrahësh komunitetin serb, është të veprosh kundër shqiptarëve dhe kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës. Po, sepse serbët nuk e njohin sovranitetin e Republikës së Kosovës e aq më pak serbët e dirigjuar nga Vuçiqi dhe politika e Beogradit”, thotë ai.
Mehmeti falënderon NATO-n dhe KFOR-in për praninë e tyre paqeruajtëse në Kosovë, por thekson se shqiptarët kurrë nuk kanë qenë rrezik për komunitetet tjera, ndryshe nga serbët, të cilët vazhdimisht synojnë territoret shqiptare. Ai kritikon peticionin e serbëve kundër ndërtimit të urave mbi Ibër dhe shpreh zhgënjim për mungesën e reagimit të ndërkombëtarëve, duke e parë këtë si përkrahje të qëndrimeve shoviniste dhe të dëmshme për bashkëjetesën në Kosovë.
“Ne falënderojmë NATO-n e KFOR-in që rrinë në Kosovë si trupa paqëruajtëse për të gjithë etnitetet në Kosovë. Mirëpo, ata duhet të dinë se nga shqiptarët nuk i ka ardhur kurrë asnjë e keqe askujt nga komunitetet e tjera. Shqiptarët nuk kanë qenë dhe nuk janë shovenë, ata duan vetëm mbrojtjen e tokave të tyre, asgjë më shumë. Ndërkaq, serbët ishin dhe janë shovenë dhe vazhdimisht ëndërrojnë në pushtime të tokave shqiptare, ashtu sikur ishin prej kur fituan autonominë e tyre në Pashallëkun e Beogradit. Ata e thonë haptas edhe sot se vetëm presin momentin e hyrjes së tyre në Kosovë dhe askush asnjë fjalë nuk ua thot.
Ata të pakten duan veriu ne Kosovës, prandaj bëjnë peticione kundër ndërtimit të urave mbi lumin Ibër. Për këtë peticion do duhej ta reagonin ndërkombëtarët e jo të përkrahen.
Me gjasë, vetëm në Kosovë reagohet kundër ndërtimit të urave mbi lumenj për lidhjen e popullsisië mesvetit. Ndryshe, si ka mundësi të kundërshtohen ndërtimet e urave, për të cilat aq shumë flitet se jane që lidhin njerëzit e popujt mes tyre. Apo, kjo qenka vetëm një farsë dhe shjegohet e kuptohet sipas vullneteve të njerëzve.
E serbët, do të vazhdojnë gjithherë me peticione e kundërshtime ta ndërtimit të urave dhe hapjes së urës së ndaluar deri tani, për derisa këtë e kundërshtojnë edhe ndërkombëtarët”, përfundon ai.