Pesë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 9 shkurtit, Kuvendi i Kosovës ende nuk është konstituar, duke e lënë vendin në një bllokadë të thellë institucionale.
Përkundër përpjekjeve të përsëritura për thirrjen e seancës konstituive dhe formimin e institucioneve të reja, partitë politike nuk kanë arritur të bien dakord për ndarjen e përgjegjësive dhe postit të kryetarit të Kuvendit. Opozita është akuzuar për bojkot dhe pengim të vazhdueshëm të procesit, ndërsa vetë ajo e ka justifikuar qëndrimin me, siç thotë, “shkeljet e Kushtetutës dhe mungesën e transparencës nga partia fituese”.
Situata është përshkallëzuar edhe më tej pas një alarmimi për bombë në ndërtesën e Kuvendit disa ditë më parë, që autoritetet e sigurisë e kanë trajtuar si kërcënim serioz. Ky incident ka shtuar tensionet politike dhe shqetësimet për sigurinë dhe stabilitetin institucional në vend.
Analisti Gani Qarri ka reaguar ashpër ndaj bllokadës së vazhdueshme të Kuvendit të Kosovës, duke akuzuar partitë opozitare se përmes bojkotit dhe pengesave të njëpasnjëshme, po e sabotojnë krijimin e institucioneve legjitime të dala nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Qarri për “Bota sot” thekson se për më shumë se katër muaj, Kuvendi është bllokuar nga partitë që ai i cilëson si “të inkriminuara”, ndërsa përmend se kjo bllokadë është përsëritur të paktën 42 herë.
Ai ndërlidh edhe alarmin e fundit për bombë në Kuvend, për të cilin fajëson Serbinë, duke e parë si pjesë të një lufte hibride të sinkronizuar me opozitën shqiptare.
“Bllokada mbi katërmujore e Kuvendit dhe organeve tjera legjitime shtetërore nga partitë e inkriminuara të cilat për mese 42 herë, e ndoshta edhe për shumë herë tjera, do të vazhdojnë ta bllokojnë konstituimin e Kuvendit dhe refuzojnë bashkëpunimin me partinë, aktualisht më të madhe shqiptare në vend, për krijimin e institucioneve legjitime, të legjislaturës së 9 shkurtit të këtij viti, si dhe alarmi për bombë nga Serbia në Kuvendin e Kosovës, dëshmon se deputet të tillë janë kali i trojës brenda legjislativit, të vendosur në një vijë me Serbinë, gjë që dëshmon se kjo legjislatur është, përveçse e padenjë edhe e dyshimtë dhe me rrezikshmëri të pakalkuluar seriozisht, për përfaqësimin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
Kështu që heqja e mandateve të deputetëve aktual, është nevojë urgjente dhe mese e domosdoshme shkuarja në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamentare për krijimin e një Kuvendi legjitim me rregullat kushtetuese dhe aktet demokratike parlamentare në Kosovë!
Përndryshe lufta hibride, kundër shtetit dhe organeve më të larta legjislative shtetrore të vendit, në njërën anë me bllokadën konspirative opozitare nga deputetët shqipfolës për moskonstituimin e Kuvendit dhe në anën tjetër kërcënimet e Serbisë me alarme të dyshimta për vendosjen e bombave dhe dëmtimin edhe fizik të Kuvendit e të institucionit më të lartë legjislativ të Republikës së Kosovës, flasin qartë se në çfarë gjendje konspirative ndodhet vendi, nga sulmet e sinkronizuara Serbi-opozitë, të cilat kohët e fundit, fatkeqësisht kanë quar vendin në bllokadën më të rëndë politike,të njohur ndonjëherë.
Veçanërisht pas përgjigjes asnjënëse të Gjykatës Kushtuetuese, bazuar edhe në nenin përkatës (82.2) të Kushtetutës së Kosovës, nëse Kuvendi nuk arrinë të konstituohet brenda afatit të paraparë kushtetuso-ligjor, atëherë ai duhet të shpërndahet dhe të shkohet në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme”, shprehet ai.
Tutje, Qarri ka kërkuar shpërndarjen urgjente të Kuvendit të Kosovës dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, duke e cilësuar legjislaturën aktuale të padenjë dhe të rrezikshme për përfaqësimin demokratik të qytetarëve.
Ai vlerëson se pas më shumë se pesë muajsh nga zgjedhjet e 9 shkurtit, vendi ndodhet në një situatë të papranueshme politike, për shkak të bllokadës së konstituimit të Kuvendit nga deputetët e opozitës.
Sipas tij, çmandatimi i këtyre përfaqësuesve është “nevojë e patejkalueshme” dhe i vetmi zgjidhje për t’i dhënë fund krizës mbetet organizimi i zgjedhjeve të reja
“Parë edhe realisht, pas mese 5 muajsh të kaluara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Kosova e ka mëse të nevojshme, madje edhe të patejkalueshme shuarjen e mandateve të deputertëve aktual dhe spastrimin rrënjësor nga përfaqësues të tillë të padenjë, të qytetarëve të Republikës së Kosovës, çmandatimi i të cilëve mund të arrihet, vetëm me shkuarje në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme parlamerntare.
Bllokada e konstituimit të Kuvendit nga deputetët shqipfolës dhe kërcënimi i konfirmuar i sulmit nga Serbia me bombë kundër Kuvendit të Kosovës, dëshmon edhe një herë më tepër luftën hibride të Serbisë në sinkron me bashkëpunëtorët shqipfolës kundër vendit tonë, ndaj dhe pas dështimit të radhës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të drejtë ka reaguar, duke kritikuar ashpër opozitën për vijimin e bllokadës dhe vazhdimin e shkeljes së Kushtetutës.
“Është vërtetë për keqardhje qëndrimi i vazhdueshëm i partive opozitare, për shkeljen në vazhdimësi të Kushtetutës së Kosovës, veçanërisht kur i patë dhe dëgjuat teksa tentonin që të uzurponin foltoren, duke akuzuar që po shkelet Kushtetuta nga partia fituese e zghjedhjeve, pa pasur fare ndryshim të rendit të ditës, pretendim i cili është vetëm shpifje e ulët e opozitës,” deklaroi Murati.
Prandaj si veprimet, ashtu erdhe deklaratat e opozitës të cilët madje mbajtën edhe fjalime pas përfundimit të seancës, nuk mund të komentohen ndryshe, veçse si frikë që e ka kapluar opozitën, nga bllokada që tash e 4 muaj ajo po i bënë konstituimit të Kuvendit, dhe me fjalamani të tilla oportuniste dëshiron të shitet, para opinionit si e “mirë”, e cila derisa vet vazhdon bllokimin e konstituimit të Kuvendit, Serbia në sinkron me opozitën, ka filluar ta kërcënoi Kuvendin me bomba, edhe për përgjakjen e instituionit më të lartë shtetëror të Republikës së Kosovës” – përfundon ai për “Bota sot”.