Alarm nga Taravari: Dështimi i VLEN po dëmton shqiptarët, ka një shqetësim për…!

Politika

Alarm nga Taravari: Dështimi i VLEN po dëmton shqiptarët, ka një shqetësim për…!

Nga: A.M. Më: 21 korrik 2025 Në ora: 13:30
Arben Taravari, ish-ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia e Veriut po përballet me zhvillime të shumta politike, e sdiomos pas përçarjes brenda koalicionit të partive shqiptare, VLEN, i cili është pjesë e qeverisë aktuale në këtë vend.

Ishte, Arben Taravari, ish-ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, që u largua nga koalicioni qeverisës e që shkaktoi reagime të mëdha pas këtij veprimi.

E në lidhje me këto zhvillime, Arben Taravari foli për “Bota sot” ku tregoi për ato se çka po ndodhin dhe se si erdhi deri tek vendimi për dorëheqje.

Si fiilim, ai tha se më dështimin e VLEN, po ka pasoja për shqiptarët, derisa vlerësoi se grupi i atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në Qeveri, janë edhe më lajkatarë

“Keq dhe më e keqja është se jam realist. Me dështimin e projektit VLEN, po përjetojmë të gjithë pasojat.

Edhe pse luftuam që të largonim mentalitetin "yes sir" ndaj partive maqedonase që bëjnë formojnë qeveritë, tashmë grupi i atyre pak shqiptarëve që kanë mbetur në Qeveri, janë më lajkatarë e të bindur se kurrë.

Kjo i dëmton dhe vet ata, pa dyshim të gjithë shqiptarët por edhe çdo etni tjetër që jeton në vendin tonë, sepse kur shqiptarët janë keq, të gjithë janë keq!” – u shpreh ish-ministri.

Po ashtu, Taravari foli edhe për arsyet që mori vendim për largimin, e që kishte të bëjë me kolegët e VLEN-it.

Ndër të tjera, jepi një paralajmërim për shqiptarët, derisa tha janë në ditën e tyre më të errët.

“Metamorfoza e shpejtë, e pabesueshme që ndodhi tek kolegët e VLEN-it, të cilët harruan se kishin ardhur në pushtet të ndërtonin një shtet më të mirë për shqiptarët dhe të gjithë qytetarët...dhe e dyta, largimi i politikave qeveritare nga rruga e BE-së. Këto ishin dy shkaqet kryesore të cilat ashtu si po duket dita-ditës janë kthyer në një alarm të kuq.

Shqiptarët janë në ditën e tyre më të errët dhe ka një shqetësim në rritje nga ndërkombëtarët për ndikim rus e serb në vendin tonë”, përfundoi Arben Travari për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat