Gjyqtari i Kushtetueses me të kaluar serbe dhe pasuri të dyshimtë – faktet që trondisin

Politika

Gjyqtari i Kushtetueses me të kaluar serbe dhe pasuri të dyshimtë – faktet që trondisin

Nga: H.O. Më: 7 gusht 2025 Në ora: 22:33
Radomir Laban

Emri i një gjykatësi serb, u përmend shumë kohët e fundit. Radomir Laban është një gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, emërimi i të cilit në vitin 2018 ka shkaktuar polemika serioze.

Ai ishte kandiduar dhe emëruar nga deputetët e Kosovës të aso kohe, pavarësisht së kaluarës së tij problematike.

Laban ishte dënuar në Serbi për pjesëmarrje në një “mafi doganore,” ku u angazhua në ryshfete, shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Sipas raportimeve, megjithatë, ai nuk vuajti asnjë ditë burg, pasi u strehua në Kosovë dhe filloi punën në Kushtetuese.

Mirëpo, më 5 gusht 2025, Presidentja e Kosovës, Vjosë Osmani hoqi dorë nga një kërkesë zyrtare e dërguar më 22 korrik, e cila synonte të sqaronte situatën mbi konstituimin e Kuvendit brenda afatit ligjor. Arsyeja kishte të bënte me atë që gjyqtari serb Radomir Laban është si raportues në çështjen në fjalë.

Për këtë gjyqtar serb, Shukri Buja thekosi pak ditë më parë se opinioni duhet ta dijë se ai ka qenë gjykatës serb, i cili ka qenë milic nga shkolla e Vushtrrisë, nga vitet e 80-ta, në ngjarjet më të rëndësishme të popullit shqiptar, ai ka qenë milic i Serbisë, nga 80-ta deri në 90-tën”.

“Nga 90-ta deri në 92-tën ka qenë Drejtor i Inspektoratit të Punëve të Brendshme në nivel të Kosovës dhe për 25 vjet ka punuar gjykatës i Serbisë dhe i Sllobodan Millosheviqit, ai e ka pasur lëndën e eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën e Apelit dhe e ka kthyer në rigjykim pasi jemi liruar ne”, ka thënë ai.

Duke qenë si pjesë e institucioneve të Kosovës, Laban është detyruar të deklaroj pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Tek pasuria e paluajtshme ai ka deklaruar një pasuri në vlerën prej 412 mijë euro, apo rreth gjysëm milioni. Aty ka përfshirë toka, një shtëpi, dy banesa e shumë fusha.

Image

Ai ka deklaruar se vozit një veturë në vlerën 5 mijë euro.

Te kursyera ka deklaruar mbi 140 mijë euro, derisa nuk ka borxhe ose detyrime financare ndaj bankave.

Ai ka deklaruar se nga Gjykata Kushteutese e Kosovës merr të ardhura vjetore prej 40 mijë euro apo qe I bie një pagë mujore prej 3.300 euro.

Ndërsa bashkëshortja e tij, e punësuar në Ministrinë e Arsimit në Serbi, ka të ardhura prej 12 mijë euro.  

Image

Përfshirë në total nga ajo që Laban ka deklaruar, pasuria e tij del të jetë mbi 600 mijë euro, që kalon vlerën e gjysëm milionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat