“Vendimi sikur të jetë shkruar nga zyra për media e PDK-së”/ Mehmeti kritikon ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Politika

“Vendimi sikur të jetë shkruar nga zyra për media e PDK-së”/ Mehmeti kritikon ashpër vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Nga: A.M. Më: 8 gusht 2025 Në ora: 22:28
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e shumëpritur lidhur me seancën konstituive të Kuvendit.

Sipas këtij vendimi, deputetët duhet të zgjedhin kryetarin e ri të Kuvendit përmes votimit të hapur.

 Në aktgjykimin e shpallur më 8 gusht, thuhet se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ka vepruar në kundërshtim me aktgjykimin e mëhershëm të datës 26 qershor.

"Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, më 7 gusht 2025 vendosi lidhur me kërkesat KO193/25 dhe KO196/25, në lidhje me vlerësimin e kushtetutshmërisë së  “Vendimit të Kuvendit për votimin e Komisionit për votim të fshehtë, në kuadër të vazhdimit të seancës konstituive të Legjislaturës IX të Kuvendit, të mbajtur sipas transkriptit të datës 29 qershor 2025.”, të parashtruar nga KO193/25, Memli Krasniqi dhe 12 (dymbëdhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe KO196/25, Hykmete Bajrami dhe 10 (dhjetë) deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, bazuar në paragrafin 5 të nenit 113 [Jurisdiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata, vendosi:

TË DEKLAROJË, njëzëri, kërkesën të pranueshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës nuk kanë zbatuar Aktgjykimin e 26 qershorit 2025, të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, dhe rrjedhimisht të gjitha seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025 shpallen të pavlefshme;

TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me  Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës;

TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim  me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë", thuhet në vendimin e Gjykatës.

Analisiti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, ka kritikuar vendimin duke thënë se duket më shumë si një deklaratë nga zyra për media e Partisë Demokratike të Kosovës sesa një i bazur në Kushtetutë.

Image
Faton Mehmeti

“Sigurisht se ky vendim është sikur të jetë shkruar nga zyra për media e PDK-së se sa një vendim vërtet serioz dhe i bazuar mbi parimet e kushtetutës.Dhe si i tillë i shkon për shtati opozitës e cila po tenton të përdor të gjitha mekanizat për të arritur në pushtet”, ka thënë ai.

Po ashtu, Mehmeti ka shprehur shqetësimin për ndërhyrjen e Gjykatës Kushtetuese në autonominë e partisë fituese, duke shtuar se kjo përputhet me qëndrimet e opozitës.

 “E habitshme se si Kushtetuesja ndërhyn tek autonomia e partisë së parë se kë duhet ta propozjë ajo për të parin e kuvendit çka është në një linjë me opozitën. Po shihet hapur se Kushtetuesja nuk jep vendime sovrane dhe mbi palët çka e dëmton seriozisht inregritetin dhe sovranitetin e saj.Është për të ardhur keq që një vendim kuahtetues ëhstë është shëndrruar në levë për opozitën”, ka përfunduar Mehmeti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat