Meçollari: Korrupsioni dhe ndërhyrjet elektorale po minojnë raportet mbarëkombëtare

Politika

Meçollari: Korrupsioni dhe ndërhyrjet elektorale po minojnë raportet mbarëkombëtare

Nga: A.SH Më: 12 gusht 2025 Në ora: 18:06
Foto ilustrim

Kapiteni i rangut të parë, Artur Meçollari në një intervistë për “Bota sot” ka folur mbi sigurinë dhe bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

Ai ka thënë se bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë është në një nivel të kënaqshëm, veçanërisht mes institucioneve homologe të sigurisë. Megjithatë, në planin politik, Shqipëria duhet të bëjë më shumë, sidomos në drejtim të diplomacisë.

Sipas tij, Në fushën e mbrojtjes, bashkëpunimi duket i shkëlqyer, si në kuadrin e marrëdhënieve bilaterale, ashtu edhe në atë të KFOR-it, ku Shqipëria kontribuon me një kontingjent të konsiderueshëm, duke pasur parasysh kapacitetet e saj njerëzore.

“Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e sigurisë është në nivel të kënaqshëm dhe kryesisht midis institucioneve homologe të sigurisë. Në nivel politik Shqipëria duhet të bëj më shumë, sidomos në fushën e diplomacisë. Ndërsa në fushën e mbrojtjes duket se bashkëpunimi është shumë i mirë, kjo si në raportet bilaterale, por edhe në kuadër të KFOR-it. Shqipëria ka në KFOR në kontingjent të lartë për kapacitetet e saj njerëzore.

Divergjencat e karakterit ideologjik dhe politik midis liderëve në Kosovë dhe Shqipëri nuk kanë ndihmuar bashkëpunimin dhe mbështetjen reciproke në fushën e sigurisë, si dhe ka dëmtuar edhe harmoninë mbar shqiptare në rajon. Korrupsioni rajonal endemik, si dhe ndërhyrjet në fushatat elektorale reciproke janë faktorët kryesor, në gjykimin tim, të mungesës së bashkëpunimit të faktorit mbarë shqiptar. Raportet Shqipëri-Kosovë janë përcaktuese për marrëdhëniet mbarshqiptare në rajon dhe këto raporte nuk duhet të varen nga ideologjitë partiake”, ka thënë ai.

Image
Kapiteni i rangut të parë, Artur Meçollari

Tutje thotë se, Shqipëria nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta nga jashtë, përveç atyre ruse në kuadër europian, ndërsa siguria e Kosovës mbetet e brishtë, me kërcënime ekzistenciale nga Serbia dhe aleatët e saj.

Ai thekson se Shqipëria, si Shtet Amë, ka detyrim kushtetues ta mbështesë Kosovën pa hezitim dhe t’i japë zë ndërkombëtarisht interesave të saj, duke shmangur çdo hierarki politike mes udhëheqësve.

“Shqipëria nuk ka kërcënim individual nga jashtë, përveç atij rus në kuadrin europian. Siguria e Kosovës është e brishtë. Kërcënimet që vijnë nga Serbia dhe aleatët e saj kanë karakter ekzistencial për Kosovën. Në çështjet e sigurisë, Shqipëria jo vetëm që duhet të mbështesi pa asnjë hezitim Kosovën, por duhet ti japi zë ndërkombëtarisht interesave të saj. Shqipëria është Shteti Amë dhe kjo nuk është privilegj, por detyrim kushtetues. Ky detyrim nuk duhet të krijojë hierarki ndërmjet udhëheqësve të dy shteteve, por bashkëpunim të përhershëm dhe qëndrueshëm. Nuk është normale që Departamenti Amerikan i Shtetit përpara dy vitesh i kërkonte Serbisë largimi të ushtrisë nga kufiri me Kosovën, ndërsa KM Rama këtë prezencë nuk e konsideronte kërcënim. Po ashtu, asnjë shtetar në Shqipëri nuk ka mbështetur publikisht deri më sot deklaratën e Presidentit Trump në Samitin e Hagës, i cili theksoi se shmangu një sulm të Serbisë kundër Kosovës. Skena të tilla si mospjesëmarrja në Parlamentin e Shqipërisë gjatë fjalës së Presidentes Osmani, anulimi i takimit të përbashkët të dy Qeverive, apo ndërhyrja e Z. Kurti në zgjedhjet në Shqipëri dhe anasjelltas, nuk janë veprime që konsolidojnë harmoninë mbarshqiptare” – përfundon ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat