Beogradi pranon përfaqësuesit e Listës Serbe pas moscertifikimit – reagon Alma Lama

Politika

Beogradi pranon përfaqësuesit e Listës Serbe pas moscertifikimit – reagon Alma Lama

Nga: A.SH Më: 24 gusht 2025 Në ora: 10:14
Alma Lama

KQZ nuk ka certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Ky vendim ka nxitur reagime të menjëhershme nga Serbia, derisa edhe vet Lista Serbe ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke kërkuar anulimin e vendimit të KQZ-së dhe rikthimin e saj në garën zgjedhore.

Në vazhdën e këtyre zhvillimeve, përfaqësues të Listës Serbe janë pritur në Beograd nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Takimi, i mbajtur vetëm një ditë pas moscertifikimit, u interpretua si shenjë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të Beogradit në proceset zgjedhore në Kosovë.

Ish-deptuetja, Alma Lama, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se thotë se mocertifikimi i Listës Serbe është një gabim që i afron edhe më shumë me Serbinë.

Ajo shton, se subjektet shqiptare po tregohen mendjelehta duke neglizhuar obligimet ndërkombëtare për integrimin e serbëve. Hipokrizi është që Lista Serbe po shpallet e jashtëligjshme tani, e jo pas sulmit në Banjskë.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe komunikojnë vazhdimisht me Beogradin, dhe moscertifikimi nga ana e KQZ-së është një gabim që i afron ata më shumë me Serbinë, në vend që të integrohen në Kosovë.

Mendoj se subjektet politike shqiptare po tregohen mendjelehta duke mos i marrë seriozisht obligimet ndërkombëtare të shtetit të Kosovës përsa i përket integrimit të serbëve. Nga ana tjetër, është hipokrizi që tani u kujtuan për ta shpallur Listën Serbe të jashtëligjshme, e jo kur ndodhi sulmi në Banjskë”, deklaron ajo për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat