Xhaferi: Ja pse LDK-ja nuk hyri në koalicion me LVV-në

Politika

Xhaferi: Ja pse LDK-ja nuk hyri në koalicion me LVV-në

Nga: A.M. Më: 29 gusht 2025 Në ora: 22:51
Krenar Xhaferi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, gjatë  një intervistë për gazetën “Bota sot”, ka folur hapur për qëndrimin e partisë së tij ndaj krizës aktuale institucionale në vend, duke theksuar se LDK-ja nuk ka luajtur asnjë rol bllokues, por ka mbajtur një pozicion të qartë dhe parimor ndaj bashkëpunimeve të mundshme.

Sipas Xhaferit, LDK-ja ka qëndruar jashtë çdo marrëveshjeje apo diskutimi që lidhet me formimin e institucioneve të reja, duke e përjashtuar kategorikisht mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

Deputeti Xhaferi është shprehur se LDK-ja ka dhënë një përgjigje të qartë dhe të menjëhershme, duke sqaruar se nuk do të hyjë në bashkëqeverisje me LVV-në në këtë legjislaturë.

“LDK-ja gjithmonë ka qenë bashkëpunuese në zgjidhjen e problemeve politike. Mendoj se arsyeja pse LDK-ja nuk ka pranuar të hyjë në një koalicion me LVV është se qëndrimet tona janë diametralisht të kundërta, si në raport me partnerët ndërkombëtarë, ashtu edhe në qasjen ndaj zhvillimit ekonomik dhe sfidave me të cilat përballet Kosova.

Pikërisht për këtë arsye, LDK-ja nuk ka marrë anë në këtë proces. Ne kemi qenë jashtëzakonisht korrektë dhe nuk jemi përfshirë në asnjë diskutim apo marrëveshje mes LVV-së dhe partive të tjera. Ne ua kemi lënë hapur mundësinë që LVV të orientohet drejt subjekteve të tjera politike për të krijuar një marrëveshje politike.

LDK-ja ka qenë e qartë dhe e shpejtë në përgjigjen e saj: nuk hyjmë në bashkëqeverisje me LVV-në në këtë legjislaturë. Ky qëndrim i yni, i dhënë pa vonesa, ka qenë një sjellje korrekte institucionale, duke i lënë hapur rrugën që LVV të kërkojë zgjidhje përmes partive të tjera”, ka thënë Xhaferi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat