Emigrimi i të rinjve – sfida më e madhe e arsimit në Kosovë

Politika

Emigrimi i të rinjve – sfida më e madhe e arsimit në Kosovë

Nga: A.M. Më: 30 gusht 2025 Në ora: 21:37
Ilustrim

Në Kosovë, një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë në sistemin arsimor është dëshira e madhe për emigrim.

Erblina Kallabaku, këshilltare për orientim karriere në shkollë, në një intervistë për gazetën “Bota sot”, thekson se kjo dukuri është pasojë direkte e lidhjes së dobët të arsimit me tregun e punës dhe mungesës së perspektivës brenda vendit.

Sipas saj, problemet kryesore janë tekstet jo cilësore, metodat e dobëta të mësimdhënies, motivimi i ulët dhe mungesa e mbështetjes për zhvillim personal

“Sfida kryesore është se arsimi nuk lidhet me tregun e punës. Shumica përfundojnë shkollimin me diploma, por pa aftësi praktike. Tekstet jo cilësore, metodat e dobëta të mësimdhënies, motivimi i ulët dhe mungesa e përkrahjes për zhvillim personal janë probleme të përditshme. Për më tepër, shumë të rinj e shohin emigrimin si zgjidhje më të shpejtë sesa investimi në vetvete brenda vendit,” shpjegon Kallabaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat