Brukseli tërheq vërejtjen, diplomati holandez komenton vendimin e fundit – ka një thirrje urgjente për Kosovën

Politika

Brukseli tërheq vërejtjen, diplomati holandez komenton vendimin e fundit – ka një thirrje urgjente për Kosovën

Nga: A.M. Më: 2 shtator 2025 Në ora: 13:34
Kuvendi i Kosovës

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë dhënë sinjale të qarta se durimi me institucionet e Kosovës po shteron. Pas ngërçit institucional dhe mungesës së një zgjidhjeje për zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, reagimi evropian ka marrë formë konkrete.

E në lidhje me këtë temë për “Bota sot” foli diplomati holandez, Robert Bosch.

Sipas tij, ky është sinja se Bashkimi Evropian s’ka më durim dhe se pret që Kosova të kalojë në një funksionalitet të plotë institucional, përmes zgjedhjes së përfaqësuesit serb në kryesinë e Kuvendit.

Image
Robert Bosch.

“Tregon se BE-ja po humb durimin dhe dëshiron që procesi të ecë përpara, në mënyrë që të mund të formohet një qeveri normale përmes zgjedhjes së një nënkryetari serb të Kuvendit.

Tani që PZAP ka miratuar disa parti serbe, kjo duhet të ndodhë – dhe në mënyrë të preferueshme, sa më shpejt”, u shpreh Bosch.

Ditë më parë, u publikua vendimi i zyrtarëve evropianë, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do të zhvillojnë më takime brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, derisa vendi të ketë një ekzekutiv me mandat të plotë dhe strukturë të përmbushur sipas Kushtetutës.

Ky vendim shihet si një formë presioni diplomatik ndaj institucioneve në Prishtinë për të përmbyllur procesin e konstituimit, duke mos lënë vend për interpretime politike apo teknike që zvarrisin zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti serb.

Ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë votën për kandidatin Nenad Rashiq, partitë opozitare shqiptare kanë refuzuar ta mbështesin atë, çka ka çuar në pamundësinë për përmbylljen e këtij procesi. Ky veprim ka nxitur kritika të shumta nga akterët vendorë dhe ndërkombëtarë, të cilët paralajmërojnë se bllokimi institucional po dëmton seriozisht kredibilitetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat