Kosova thyen ndikimin e Serbisë – Gani Mehmeti: Pezullimi i fondeve serbe është reagim i drejtë

Politika

Kosova thyen ndikimin e Serbisë – Gani Mehmeti: Pezullimi i fondeve serbe është reagim i drejtë

Nga: A.SH Më: 17 shtator 2025 Në ora: 14:00
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka ndërmarrë masa duke pezulluar aktivitetin e dy fondeve shëndetësore dhe pensionale të Serbisë që operonin në këtë qytet.

Ky veprim vjen si pjesë e përpjekjeve të autoriteteve lokale për të rregulluar funksionimin e shërbimeve shëndetësore dhe pensionale dhe për të garantuar që ato të jenë nën mbikëqyrjen ligjore të shtetit të Kosovës.

Opinionisti Gani Mehmeti ka vlerësuar se pezullimi i fondeve shëndetësore dhe pensionale serbe në veri të Kosovës është një reagim i drejtë i autoriteteve kosovare, duke u bazuar në faktin se Serbia nuk njeh shtetin e Kosovës dhe synon të ndikojë në veriun e saj.

Ai thekson se, për t’u ndihmuar realisht serbët e Kosovës, Serbia duhet të njihte më parë Republikën e Kosovës, duke mundësuar marrëveshje ndërkombëtare që do përfitonin të dy komunitetet.

Mehmeti shton se reagimet ndërkombëtare, përfshirë SHBA dhe BE, kritikojnë Kosovën për destabilizim, por sipas tij, përgjegjësia kryesore bie mbi Serbinë për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.

“Pas pezullimit të fondeve shëndetësore dhe pensionale të Serbisë në veri të Kosovës, Serbia reagoi ashpër, dke kërkuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar për këtë rast, themi të ndieshëm.

Lidhur me këtë, mund të themi se është një akt jo njerëzor i Kosovës. Mirëpo, këtij akti jojerëzor të Kosovës, gjithsesi i ka prirë dhe është duke i prirë vetë Serbia. Para së gjtihash, Serbia, për të ndihmuar serbët e Kosovës, do duhej ta njihte Republikën e Kosvës shtet. Me njohjen e shtetit ë Kosovës, do bëheshin të gjoitha marrëveshjet ndërshtetërore mes Kosovës e Serbisë, çka do të mund të ndihmohoheshin edhe serbët e Kosovës nga Serbia edhe shqiptarët brenda Serbisë nga Kosova. Mirëpo, njohja e Kosovës nga Serbia nuk është në sipërfaqe, prandaj me të drejtë është edhe pezullimi i këtyre fondeve, sepse Vuçiqi, si kryetar i Serbisë, nuk është i interesuar për mirëqenien e serbëve në Kosovë, veçmas në veri tëRepublikës së Kosovës, por është i interesuar që së paku të marrë veriun e Koasovës dhe të ia bashkangjes Serbisë, nëse nuk i mundësohet ripushtimi i Kosovës në mënyrën ushtarake e policore.

Lidhur me këtë, kemi reagimet ndërkombëtare si nga SHBA, BE e tjera se Kosova me këto raste sikur po e destabilizpon gjendjen në veri të Kosovës, pa u ndalur në atë se Serbia është ajo që po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës”, thotë ai.

Më tej, thotë se vendimet për pezullimin e fondeve serbe në Kosovë janë të drejtë dhe synojnë mbrojtjen e sovranitetit, integritetit dhe dinjitetit të institucioneve të vendit, pavarësisht kritikave ndërkombëtare për këto masa.

“Serbia i ka borxh klasës punëtore të Republikës së Kosovës me rastin e uzurpimeve të kontributeve pensionale të puëtorëve të Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare hesht e nuk e detyron tia kthejë Kosovës mjetet e plaçkitura.

Ky rast, si dhe rastet e tjra të mëparshme për të cilat vazhdimnisht është kritikuar e qortuar qeveria, është plotësisht i drejtë në vijën e mbrojtjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës, natyrtisht edhe në integritetin e dinjitetin e institucioneve të Republikës së Kosovës, edhe pse bashkësia ndërkombëtare reagon kundër këtyre ndalimeve e pezullimeve të institucioneve serbe në Kosovë.

Këto vendimmarrje tregojnë se Kosova është e interesuar të shtrijë sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj dhe se është plotësisht e drejtë e saj, ashtu sikur veprojnë të gjitha shtetet në botë”, deklaron ai.

Në fund, Mehmeti përmend një thënie të pleqnarit të Llapit, Jahir Potoku, i cili kishte theksuar se Kosova është çliruar falë ndihmës së NATO-s, SHBA-së dhe aleatëve të tjerë, dhe se kjo ndihmë duhet të vazhdojë për të mbrojtur vendin nga përpjekjet e Serbisë për kontroll mbi veriun e Kosovës.

“Lidhur me këtë, po e jap një thënie të krentarit e pleqnarit të Llapit e Kosovës, Jahir Potoku kur më pati thënë: Vendi duhet ta çlirojë vetë njeriu. Dhe e them me plot përgjegjësi se, sikur ta kishim çliruar vendin pa ndihmën e NAO-s e aleatëve tjerë të saj, ne nuk do të kishim as bisedime sot me Serbinë dhe gjitjhçka do të kishte marrë fund me çlirimin e vendit. Mirëpo, atë mundësi nuk e kishim. ani duhet falënderuar SHBA, NAO dhe aletaët tjerë që na ndihmuan, por këtë ndihmë do duhej ta japin edhe sot e kësaj dite që, Kosova të mos mbetet peng i serbëve të Beogradit, të cilt, gjoja se janë të interesuar për serbët në Kosovë, përpiqen ta marirn veriun e Kosovës ose edhe ta ripushtojnë Kosovën” – përfundon ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat