Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, rrezik për shqiptarët – flet profesori nga Kosova Lindore

Politika

Shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, rrezik për shqiptarët – flet profesori nga Kosova Lindore

Nga: A.SH Më: 21 shtator 2025 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Aktualisht në Serbi po bëhen përgatitjet e fundit për rivendosjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, kështi njoftoi deputeti shqiptar atje, Shaip Kamberi.

Kjo nismë ka ngjallur shqetësim tek shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të përvojave të hidhura historike, diskriminimit dhe tragjedive të pësuara nga të rinjtë shqiptarë gjatë shërbimit në Armatën Popullore të Jugosllavisë. Kujtesa kolektive ende mbart dhimbjen dhe pasojat e atyre ngjarjeve.

“Prandaj, në procedurë parlamentare, sot, dorëzova Propozimin për themelimin e një Komisioni të posaçëm, me mandat për të zbardhur rastet e vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ) gjatë viteve ’80.

Shumë nga këto raste, të regjistruara si “vetëvrasje”, “aksidente” apo “shkelje disiplinore”, u konsideruan të dyshimta nga familjet e viktimave, të cilat shpesh raportuan shenja dhune mbi trupat e kthyer”, thuhet mes tjersha n shkrimin e Kamberit.

Profesori nga Presheva, Refik Hasani, ka përgëzuar iniciativën e deputetit Shaip Kamberi për themelimin e një Komisioni hetues në Parlamentin e Serbisë, lidhur me zbardhjen e rasteve të 135 ushtarëve shqiptarë të vrarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë gjatë viteve ’80.

Ai për “Bota sot”, thekson se shumë prej këtyre rasteve janë maskuar si “vetëvrasje” apo “aksidente”, ndërsa familjet kanë raportuar shenja dhune.

Hasani kërkon që komisioni të jetë i pavarur, transparent dhe të përfshijë edhe përfaqësues nga pakicat, OSBE-ja dhe BE-ja, por shprehet skeptik se Parlamenti i Serbisë do ta lejojë zbardhjen e plotë të kësaj çështjeje pa presion dhe mbikëqyrje ndërkombëtare.

“Lidhur me propozimin e deputetit të vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi, që ka dorëzuar në Parlament të Serbisë, një propozim për themelimin e një Komisioni hetues të posaçëm, me qëllim zbardhjen e rasteve të vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë, gjatë periudhës e viteve 1980-ta, kjo inciativë parlamentare, është për të përgëzuar, dhe inkurajuar, edhe pse me vonesë, do të duhej të shkohet deri në fundë për ndrqimin e këti fenemenizbardhjen e rasteve të vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë.

Sepse shumë nga këto raste, të regjistruara si ’’vetëvrasje’’, ’’aksidente’’ apo ’’shkelje disiplinore’’, u konsideruan të dyshimta nga familjet e viktimave, të cilat shpesh raportuan shenja dhune mbi trupat e kthyer.Sepse mungesa e hetimeve të pavarura dhe me transparencë të plotë për ato vrasje e ka forcuar bindjen e tyre se kemi të bëjmë me vrasje me motive etnike dhe politike, në një periudhë kur shqiptarët në ushtrinë jugosllave në vitet '80-ta, përballeshin me diskriminim në mos përfaqësim proporcional me numrin e ushtarëve shqiptarë, e mos avancim, e stigmatizim të hapur.

Në këtë rast është momenti i fundit, që Deputeti Kamberi të mbështet me fakte, dëshmi të kohës edhe nga instucionet e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kurse Komisioni i posaçëm, në përbërje të vetë të ketë përbërjen nga gjithë pakicat që jan të përfaqësur në Parlament të Serbisë, por edhe nga OSBE-ja dhe instanca të instancave më të larta të BE-së.Po ashtu mendoj se këtë Komision, Parlamenti i Serbisë jo nuk do të lejoj, të zbardhë këtë çështje deri në fund, ose Parlamenti i Serbisë, mundë të formon sa për të thënë, e asgjë të mos zbardhë. Komisioni i pavarur si posaçëm dhe hetues, do të duhet të jetë transparent me qëllim zbardhjen e rasteve të vdekjeve të 135 ushtarëve shqiptarë në radhët e Armatës Popullore të Jugosllavisë, gjatë periudhës e viteve 1980-ta,është domosdoshmëri të monitorohet, të përcillet dhe vendimet të zbatohen nga pala ndërkmbëtare që ka përcjellur punën e këtij Komsioni”, thotë ai.

Kurse, për rikthimiin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit ai e sheh si rrezik shtesë, përveç diskriminimit ekzistues në arsim, punësim, përfaqësim dhe të drejta kombëtare duke shtuar se të rinjtë, pa perspektivë dhe nën trysninë e pastrimit etnik e pasivizimit, e shohin këtë si arsye të re për shpërngulje.

“Me rikthimin e këtij shërbimi, të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, tani hyjn një në fazë të re,të rrezikshërisë duke u përballur e ballafaquar me rreziqe tjera, sapo të mbushin 18 vjeç, përveqë që dominon diskriminimi përmesë pastrimit etnik-pasivizimit, zhvendosjes dhe dëbimit, pasi egziston diskriminimi në përdorimin e Gjuhës Shqipe, të Simbolit Kombëtarë, në investime e Përfaqësime, pasi mungon perspektiva, nuk pranohen diplomat nga Republika e Kosovës, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, dhe tani edhe shërbimi ushtarak i detyrueshëm, është një arsye tjetër për t’u shpërngulur, pasi i pret ftesa për rekrutim, pasi e kaluara dhe pasojat e saj ende ndikojnë në vetëdijen kolektive të shqiptarëve të këtij Rajoni.

Si ka mundësi kur nuk ka përfaqësim, në Gjykata, Prokurori, Gjeodezi, Kadastër, Administratë Tatimore, mungon përfaqësimi proporcional në zingjirin komandues të Policisë, si ka mundësi tani të pranojn dhe të shërbejn në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, ku nuk ka oficer shqiptarë të kësaj ushtrie në një shtet që vazhdimisht i diskriminon.

Të rinjët nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, në këto rrethana që po jetojm, me të pranuar ftesën për shërbim ushtarak të detyrueshëm, do të kujtojn një pa dy se kjo ushtri, gjitha ato luftëra i ka zhvilluar, dëme të luftës e shkatrrime, dhe gjenocid ka kryer në këto hapsira të Ballkanit, si mund të pajtohen dhe të veshin uniformën e kësaj ushtrie”, shpjegon ai.

Përveç kësaj, rikthimi i shërbimit ushtarak në Serbi shihet si përpjekje për asimilim dhe shpërngulje të shqiptarëve të Luginës, të cilët përballen me diskriminim, pasivizim dhe urrejtje të hapur, thotë Hasani.

“Po, plotësisht pajtohem, se rikthimi i kryerjes së detyrueshme të shërbimit ushtarak në Serbi, lidhet me përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për asimilimin shqiptarëve,shpërnguljen, pra rinia shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, ku shpesh në vendbanimet dhe lokalitete të kësaj krahine, hasin në grafite antishqipatre, në media të Serbisë ku flitet e shkruhet në kuptimin e urrejtjes, por edhe në asimilim e pastrim etnik. Në çfardo proteste që mbahen në Serbi, përmendemi në kuptimin e një urrejtje, si të pajtohen në këtë frym që po kultivohet në Serbi të shërbejn në një ushtri shqiptarët, kështu do të detyrohen të largohen për të mos shërbyer në një ushtri që nuk i përfaqëson ata, në një shtet që vazhdimisht ka një tretman që kaherë ka kaluar kufinjtë e diskriminimit.

Kjo është edhe një dëshmi shtesë se përveqë pasivizimit, përmesë pastrimit Etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo Krahinë shqiptare, është Rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.Kjo Krahinë i përket Evropës, dhe Rajoni i Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, nuk është vetëm çështje e bredshme e Serbisë” – përfundon ai për gazetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat