Raporti britanik zbulon planin ruso-serb për destabilizimin e Kosovës, eskperti me paralajmërim të fortë

Politika

Raporti britanik zbulon planin ruso-serb për destabilizimin e Kosovës, eskperti me paralajmërim të fortë

Nga: A.M Më: 31 tetor 2025 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

Një raport i publikuar nga New Diplomacy Project në Londër, me titull “Restoring British Leadership in the Western Balkans”, vuri në pah bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë në nxitjen e destabilitetit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Sipas raportit, Kosova është bërë “epiqendra e përpjekjeve të koordinuara ruso-serbe për destabilizim”, me theks të veçantë në sulmin paramilitar të shtatorit 2023 në Banjska, ku mbetën të vrarë tre persona, përfshirë një polic të Kosovës, heroin Afrim Bunjku.

E në lidhje me këtë raport, ka folur për “Bota sot”, eksperti i sigurisë, Bedri Elezi.

Image
Bedri Elezi.

Fillimisht, ai tha se, ky raport vetëm sa e konfirmoi atë që moti është thënë se Serbia dhe Rusia synim të vetëm kanë destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit.

“Referuar këtij raporti sigurisht që edhe njëherë dëshmohet në vazhdimësi se, siguria në Ballkan seriozisht është e sfiduar apo e kanosur nga angazhimi i përbashkët që ka Serbia dhe Rusia për destabilizimin e Gadishullit Ballkanit, përkatësisht Kosovës dhe Bosnjës, si dy burime josigurie”.

Krahas kësaj, përmendi edhe Vulinin dhe disa deklarata të tij për “Serbinë e Madhe”, e që tha se janë paralajmërime serioze për sigurinë.

“Vlen të përmendet se përvecc këtij raporti, së fundi kemi edhe një deklarim publik të Aleksandër Vulin, pas themelimit të një shoqate apo organizate joqeveritare ruse, ku ka bërë një paralajmërim të rrezikshëm sa i përket sigurisë, duke përmendur madje edhe Serbinë e Madhe.

Këto deklarime dhe veprime të vazhdueshme që Serbia ka pasur në drejtim të jo sigurisë në Ballkan, angazhimet e drejtpërdrejta që Rusia ka pasur, madje edhe Kina, përmes programeve të ndryshme janë realisht paralajmërime serioze për aspektin e sigurisë”, nënviozi ai.

Ndër të tjera, eksperti kërkoi që të marr masa dhe të ballafaqohet me programe të caktuara.

Prandaj, Kosova duhet t’i shoh me seriozitet të lartë këto zhvillime, duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të kriju kushte, për t’u ballafaqu me programe të caktuara të cilat do jenë koherente dhe të cilat do të krijojnë situatë ndryshe sa i përket sigurisë, e cila mund të ndryshojë varësisht nga këto paralajmërime”, përfundoi Bedri Elezi për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat