“LDK në rënie, PDK rrëshqet”, analisti tregon fituesin e vërtetë të zgjedhjeve lokale

Politika

“LDK në rënie, PDK rrëshqet”, analisti tregon fituesin e vërtetë të zgjedhjeve lokale

Nga: A.M. Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 19:15
Foto ilustrim

Zgjedhjet e balotazhit u përcollën me vëmendje të madhe, derisa rezultatet e tyre prodhuan edhe ndryshime të hartës politike në komuna të caktuara.

Këto zgjedhje prodhuan rezulatet befauese dhe thyen bastione të partive të caktuara.

E për këtë temë, në një prononcim për “Bota sot” foli analisti politik, Faton Mehmeti, i cili fitues të këtyre zgjedhjeve e cilësoi LVV-në.

Sipas tij, fitoret e LVV-së në Mitrovicë, Fushë Kosovë e Obiliq, janë sinjal shqetësuese për partitë opozitare.

“Sa i përket rezultatit zgjedhor, dihet se fitues është Lëvizja Vetëvendosje për shkak se ka shtri aktivitetin e saj, pra ka fitu dy komuna të mëdha, Gjilanin dhe Mitrovicën. Në anën tjetër, ka thy për herë të parë bastionin e LDK-së, Fushë Kosovën, po ashtu është e rëndësishme edhe fitorja e saj në Obiliq. Kështu që, LVV është fituesja e këtyre zgjedhjeve, çka e dëshmon më së miri është se LVV përveç në nivel qendror, po shtrihet edhe në nivel lokal”, theksoi ai.

Sipas tij, LDK është një nga paritë humbëse, pasi humbi për herë të parë bastionin e saj, Fushë Kosovën dhe një komunë tjetër siç është Obiliqi.

Ndërsa, fitoren në Prishtinë e cilësoi si një fitore që nuk erdhi vetëm nga LDK, por edhe nga ndihma që ia ka bërë Sami Lushtaku i PDK-së.

“Në këtë kuptim ky është sinjal për partitë opozitare, në veçanti për LDK-në e cila ka humbë bastionin e saj, pra Fushë Kosovën për herë të parë, gjithashtu ka humbë edhe Obiliqin dhe në anën tjetër në Prishtinë ka fitu me ndihmën e Sami Lushtakut dhe dihet se në Prishtinë.

Pra, LDK nëse bën një analizë të thellë është humbëse e këtyre zgjedhjeve, për shkak se në Prishtinën pa ndihmën e të tjerëve nuk do kishte mund të fitojë, pra u bënë të gjithë bashkë për ta mundur LVV.

LDK mund të krekoset, por nëse mbahen zgjedhjet që po parashikohen të ndodhin në fund të këtij viti, kjo parti do pësojë debakël”, shtjelloi ai.

Image
Faton Mehmeti

Ndërsa, analisti humbësen më të madhe të këtyre zgjedhjeve e konsideroi PDK-në, derisa ndonëse nuk përmendet shumë, humbëse për të është edhe AAK, ku për këto qëndrime ai dha argumentet e tij.

“Në anën tjetër, edhe PDK ka humb terren, kështu që ka humbë Mitrovicën, një komunë jashtëzakonisht të madhe dhe ka humbë në Drenas, bastionin e saj.

Kësisoj, LVV është fituese e këtyre zgjedhjeve, LDK ia shpëtoi ‘fytyrën’ Prishtina me ndihmën e Lushtakut, kurse në anën tjetër humbëse më e madhe është PDK-ja dhe një humbës tjetër që nuk po shihet është Ramush Haradinaj.

Pavarësisht se AAK ka fituar në pesë komuna, ajo që bie në sy është se kjo parti nuk ka prodhim të kandidatëve të ri, të ftyrave të reja, gjë që e përligj atë që e kam thënë edhe më herët, që AAK po shkon drejt shkrirjes, pasi nuk po ka afrim të njerëzve të ri, nuk prodhim të ri, në kuptim të gjeneratave të reja dhe kjo gjenerata e fundit e cila po e mban në këto komuna, por nëse del në zgjedhjet nacionale, nuk e kalon as pragun”, përmbylli Faton Mehmeti për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat