Javën e kaluar, Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michails Rokas, prezantoi Raportin e Progresit për Maqedoninë e Veriut, duke dhënë një pasqyrë të qartë mbi gjendjen e reformave dhe përparimin e vendit drejt integrimit evropian.
Lidhur me këtë çështje, profesori dhe analisti politik, Sulejman Mehazi, në një prononcim për “Bota sot”, ka potencuar se vërejtjet e ambasadorit të BE-së, janë shumë serioze.
Ai ka shtuar se është befasuese mënyra cinike e kryeministrit Mickoski, i cili mohon vërejtjet e BE-së dhe e akuzon Unionin se po bën kërkesa të padrejta ndaj shtetit të tij.
"Prononcimi i ambasadorit të BE-së, Michails Rokas, në raportin e Komisionit Evropian për vitin në kalim, 2025, për Republikën e Maqedonisë së Veriut është vërejtje serioze e qortuese për stagnimin e raportit të këtij shteti që fare nuk lëviz ndaj reformave të sundimi të ligjit, korrupcionit dhe ndryshimit të kushtetutës për futjes së pakicës bullgare, është për t'u habitur sesa cinik është kryeministri i RMV-së, Mickoski përballë raportit të Kominisionit Evropian i cili me rastin e futjes së bullgarëve në kushtetutën e RMV mohon kategorike duke fajësuar BE-në se ky raport është i papranueshëm gjoja se kërkesa e ambasadorit të BE-së, Michails Roka është e padrejtë kundrejt shtetit të Mickoskit", ka thënë ai.
Gjithashtu, Mehazi ka shtuar se kryeministri i RMV-së manipulon qytetarët, ndërsa vendi ngec në reformat e BE-së dhe kundërshton kërkesat e saj.
“Kryeministri i RMV-së manipulon me qytetarët e RMV-së me lavdërimin e tij se gjoja RMV-ja përpara konkluzave evropiane është para Shqipërisë e cila së shpejti do anëtarësohet në BE. Maqedonia Veriore jo që stagnon, por në mes pesë shteteve të Ballkanit Perëndomor është e fundit përballë detyrave të BE-së që të jetë më këmbëngulëse ndaj kurrupcionit, qyqësorit dhe ndryshimin e kushtetutës që me të anë të mbi 80 deputetëve që i ka në Kuvendin e RMV-së, por ai bën të kundërtën duke kundërshtuar BE-në demokratike”, ka përfunduar Mehazi.