Dëmtim i kanalit Ibër–Lepenc në Mitrovicë, shefi i operativës jep detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Politika

Dëmtim i kanalit Ibër–Lepenc në Mitrovicë, shefi i operativës jep detaje dhe pamje nga vendi i ngjarjes

Nga: A.SH Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 13:20
Kanali Ibër- Lepenc i dëmtuar pas shpërthimit që ndodhi më 29 nëntor.

Policia ka njoftuar se persona të panjohur kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër–Lepencit (bajpas-it), në territorin e komunës së Zubin Potokut.

Dëmtimi dyshohet të jetë kryer me mjete të forta.

Rasti është cilësuar si “asgjësim apo dëmtim i pronës”, ndërsa hetimet po vazhdojnë për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve të incidentit.

Shefi i operativës rajonale në Mitrovicë të Veriut, Petrit Fejza, në një përgjigje për “Bota sot”, ka dhënë detaje për dëmtimin e kanalit Ibër–Lepenc.

Ai ka thënë se është dëmtuar një najlon i vendosur në bajpasin e kanalit Ibër–Lepenc nga punëkryesi, me vlerë rreth 3,000–4,000 euro. Policia dhe prokurori i shtetit kanë nisur hetimet për rastin e klasifikuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

“Me datë 25.11.2025 rreth orës 12:15 ankuesi, punëkryesi në kanalin e Ibër Lepencit ka raportuar se cerada-najloni i cili ka qenë i shtrirë në bajpas, iu është dëmtuar. Vlera e dëmit sipas ankuesit është rreth 3000-4000 euro. Në vend të ngjarjes kanë dalë njësit policore dhe kanë kryer vendshiqimin. Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe rasti është hapur “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”. Rasti është nën hetime.

Image
Foto nga vendi i ngjarjes

Është dëmtu nje najlon të cilën punëkryesi e ka vendosë për të depërtuar uji”, tha ai për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat