Vota e diasporës, faktor kyç që mund të ‘shkundë’ rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Politika

Vota e diasporës, faktor kyç që mund të ‘shkundë’ rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Nga: A.M Më: 22 dhjetor 2025 Në ora: 22:01
Foto ilustrim

Në prag të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, diskutimi mbi rolin dhe rëndësinë e votës së diasporës merr një rëndësi të veçantë.

Pjesëmarrja masive e mërgimtarëve pritet të ndikojë jo vetëm në rezultatin përfundimtar, por edhe në balancat politike mes partive dhe në renditjen e tyre sipas përqindjeve.

Kjo, pasi numri i mërgimtarëve të cilët po vijnë në Kosovë është rritur në masë të madhe dhe ka marrë vëmendje të theksuar.

E në lidhje me atë se si pritet të ndikojë vota e diasporës në zgjedhjet e 28 dhjetorit, në një prononcim për “Bota sot” foli Adem Salihaj.

Ai u shpreh i bindur se ndikimi i votës së mërgimtarëve do jetë i theksuar, pasi po vërehet edhe entuziazmi i lartë.

Image
Adem Salihaj.

“Një ardhje e mundshme masive e mërgatës për të votuar mund të jetë rezultat i entuziazmit për të përkrahur një parti ose një tjetër. Padyshim që kjo do të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Të gjitha partitë po pretendojnë se i kanë votat e diasporës”, deklaroi ai.

Krahas kësaj, nuk tregoi se cila parti do marrë më shumë vota, por që paralajmëroi se rezultati do ndryshojë krahasuar me atë të 9 shkurtit.

“Se cila parti do të marrë më shumë nuk mund të themi tash, kjo do të shihet vetëm më 28 dhjetor.

Por, unë mendoj se do të ketë ndryshime në rezultat, sepse ka ndryshim të disponimit dhe entuziazmit nga hera e kaluar”, përfundoi Adem Salihaj për “Bota sot”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat