Tensionet Presidencë–Kryeministri, Salihaj paralajmëron krizë politike

Politika

Tensionet Presidencë–Kryeministri, Salihaj paralajmëron krizë politike

Nga: A.SH Më: 9 mars 2026 Në ora: 17:48
Adem Salihaj

Pas dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, mes Presidencës dhe Kryeministrisë po ndodhin përplasje të dukshme.

Ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, ka komentuar përplasjet me presidencës dhe kryeministrisë së Kosovës.

Salihaj tha se përplasjet mes Vjosa Osmani dhe Albin Kurti tregojnë mospajtime të vjetra që janë thelluar me kohë.

Sipas tij, këto tensione mes presidencës dhe kryeministrisë po e çojnë Kosovo drejt një krize të re politike.

“Përplasjet në mes presidentes dhe kryeministrit kanë vënë në pah mospajtimet që paskan qenë qe një kohë më të gjatë në mes tyre. Ne kemi dëgjuar edhe më heret fjalë të ashpra të presidentes Osmani ndaj Kurtit. Siç duket, këto mospajtime kanë shkuar duke u thelluar, por nuk kanë dalur në opinion. E gjithë kjo situatë po shkakton pasoja serioze për Kosovës, duke e çuar atë sërish në një krizë të thellë me shumë të panjohura. Raporte të këtilla e fjalë të ashpra nuk do të duhej të kishte në mes të partnerëve.

Tutje, shprehet se tensionet mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit po thellojnë krizën dhe rrezikojnë interesin e Kosovës.

Ai theksoi se Kurti duhet të gjejë një zgjidhje racionale për çështjen e presidentit, në mënyrë që vendi të mos shkojë sërish në zgjedhje.

“Tash, një pakënaqësi e shkakton pakënaqësinë tjetër dhe problemi shkon duke u thelluar, jo duke u zgjidhur. Në këto momente, kur në botë kemi shumë zhvillime të rrezikshme e të papritura, duhet vepruar me racionalitet, që të mos dëmtohet interesi i Kosovës. Inatet vetëm sa shkaktojnë probleme të reja. Kurti duhet të gjejë një zgjidhje racionale për çështjen e presidentit, Kosova nuk duhet të shkojë edhe një herë në zgjedhje” – përfundon ai për “Bota sot”.

Vlen, të përmendet se sot, partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje (LVV) është ankuar zyrtarisht në Gjykatën Kushtetuese kundër dekretit të presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, teksa Presidenca njoftoi se po e pret vendimin e gjykatës më të lartë të vendit para se të vendosë të shpallë apo jo datën për zgjedhjet e reja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat