PSRK dhe SPAK bashkojnë forcat kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave

Politika

PSRK dhe SPAK bashkojnë forcat kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave

Armirë Shaqiri Nga Armirë Shaqiri Më 10 mars 2026 Në ora: 19:57
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, dhe kreu i SPAK, Altin Dumani

SPAK në Shqipëria është një institucion i posaçëm i drejtësisë që heton dhe ndjek penalisht rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Ai është krijuar në kuadër të reformës në drejtësi dhe ka kompetencë të hetojë zyrtarë të lartë, ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish.

SPAK ka realizuar disa arrestime dhe hetime ndaj zyrtarëve të lartë, duke synuar forcimin e luftës kundër un korrupsionit dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Së fundmi, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj e drejtuesi i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë (SPAK), Klodjan Braho kanë vënë firmat e tyre në një marrëveshje për krijimin e ekipeve të përbashkëta hetimore.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë takimit që kanë zhvilluar Isufaj që drejton Prokurorinë Speciale në Kosovë e Braho që drejton SPAK-un e Shqipërisë.

Bajraktari: Kjo marrëveshje forcon kapacitetet hetimore të të dy institucioneve

Avokati Ardian Bajraktari në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë se marrëveshja e bashkëpunimit mes Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe SPAK është hap pozitiv për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

Image
Avokati Ardian Bajraktari
 

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe ekipet e përbashkëta hetimore do ta bëjnë më efikase luftën kundër krimit në Kosova dhe Shqipëria.

“Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet PSRK-së dhe SPAK-ut përbën një hap të rëndësishëm dhe pozitiv në forcimin e sundimit të ligjit dhe në avancimin e luftës kundër kriminalitetit.

Krimi i organizuar dhe korrupsioni nuk njohin kufij. Për këtë arsye, bashkëpunimi i drejtpërdrejtë institucional, përfshirë edhe themelomin e ekipeve të përbashkëta hetimore nga të dy prokuroritë janë elemente kyçe për të garantuar hetime më efikase.

Po ashtu, kjo marrëveshje jo vetëm që forcon kapacitetet hetimore të të dy institucioneve, por gjithashtu dërgon një mesazh të qartë se institucionet e ndjekjes në Kosovë dhe Shqipëri janë të vendosura për të vepruar së bashku kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave, duke thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional”, deklaroi ai.

Burjani: Në Kosovë kërkohet që të themelohet një gjykatë e veçantë kundër korrupsionit, me gjyqtarë vendorë dhe të EULEX

Kurse, juristi Blerim Burjani, kërkoi që në Kosovë të themelohet një gjykatë e veçantë kundër korrupsionit me gjyqtarë vendorë dhe ndërkombëtarë nga EULEX. 

Image
Juristi Blerim Burjani

Sipas tij, vetëm një mekanizëm i tillë mund të luftojë seriozisht korrupsionin, ndërsa shprehu skepticizëm se liderë apo ministra do të arrestohen në Kosovë për korrupsion.

“Nuk e besoj, shpresoj se do të ketë guxim, por jo nga këta që janë në Kosovë. Në Kosovë kërkohet që të themelohet një gjykatë e veçantë kundër korrupsionit, me gjyqtarë vendorë dhe të EULEX. Përndryshe këtu nuk ka asgjë, kur dihet se në Kosovë ka liderë të korruptuar, struktura partiake të tëra të zhytura në korrupsion, që kanë krijuar hallka me shumë njerëz që kanë lënë prona të shumta mbi persona të dytë, të tretë, të katërt etj.

Këtu duhet njëjtë si në Shqipëri të arrestohen qindra e qindra persona, përveç ministrave, zëvendësve dhe të gjithë të tjerëve të përfshirë në skandale korruptive.

Pra nuk jam optimist që në Kosovë të arrestohen liderë e ministra të dyshuar për korrupsion apo kryetarë të komunave; gjasat janë kurrfare.

Më vjen mirë, por gjyqtarë të Shqipërisë apo prokurorë dhe anasjelltas është më e vështirë të ndodhë. Kënaqshëm do të ishte angazhimi që tek ne të funksionojnë gjyqtarë ndërkombëtarë të EULEX-it apo prokurorë” – përfundoi Burjani për gazetën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat