LVV dhe LDK kanë arritur marrëveshje që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Kosovës. Marrëveshja shihet si hap pozitiv për tejkalimin e krizës institucionale, por mbetet sfida e sigurimit të votave.
LVV dhe LDK kanë 71 deputetë, ndërsa për zgjedhjen në dy raundet e para duhen 80 vota. Mbështetja e komuniteteve mund të jetë vendimtare. Ndërkohë, PDK dhe AAK kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin Sejdiun, ndërsa brenda LDK-së kundër marrëveshjes është shprehur edhe Avdullah Hoti.
Arbnor Sadiku, analist ka u shpreh shkurt sa i përket kësaj çështje.
Ai ka thënë se nuk ka kundërshtime brenda LDK-së ndaj kandidaturës, përveç Avdullah Hotit, i cili sipas tij preferon një kandidat nga PDK-ja.
“Nuk ka asnjë kundërshtim brenda LDK-së përveç Advullah Hotit i cili dihet tashmë që për të i përshtatshëm është vetëm një kandidat për president që vije nga PDK-ja”, ka thënë Sadiku.