Sonte hapet “Prite n’Shesh”

Prishtina

Sonte hapet “Prite n’Shesh”

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 08:39
Ilustrim

Sot në ora 20:00 në Prishtinë do të hapet aktiviteti “Prite n’Shesh”.

Ky aktivitet pritet të jetë i hapur deri më 31 dhjetor. Kështu ka njoftuar ditë më parë Komuna e Prishtinës.

Ndërkohë që dy ditë më parë 26 bizneset kanë tërhequr edhe shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti.

“Komuna e Prishtinës ka kënaqësinë të ju ftojë në aktivitetin e njohur të komunës të quajturin Prite n'Shesh! Ky aktivitet hapet me 10 Dhjetor 2021 duke filluar nga ora 20:00 dhe do të vazhdojë deri më 31 Dhjetor 2021. Gjithashtu, 26 bizneset fituese ftohen nesër me datën 8 Dhjetor prej orës 14:00 në Komunën e Prishtinës për t'a tërhequr shortin për numrin e shtëpizës që do të posedojnë përgjatë këtij aktiviteti. Falënderojmë të gjitha bizneset që aplikuan! #prishtina”, thuhej në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat