​Odesa e Ukrainës në PriFest

Prishtina

​Odesa e Ukrainës në PriFest

Më: 6 maj 2022 Në ora: 17:51
Përparim Rama dhe Vjosa Berisha

Festivali Ndërkombëtar i Filmit-PriFest, në edicionin e 14 të këtij viti, do të jetë nikoqir edhe i edicionit të 13 të festivalit ndërkombëtar të Odesa të Ukrainës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama tha se kjo është një mundësi e mirë për të shfaqur solidarizimin e kryeqytetit në luftën e Ukrainës. 

Rama: PriFilmFest nikoqir i edicionit të 13 të festivalit të Odesas

“Këtë vit me mbështetjen maksimale si komunë edicioni i 14 i festivalit ndërkombëtar më të suksesshëm në vend PriFilmFest do të jetë nikoqir i edicionit të 13 të festivalit ndërkombëtar të Odesa me moton ‘Festivali ndërkombëtar i filmit të Odesa përtej kufijve, Odesa në PriFest’. Odesa është qyteti i tretë pas Kievit dhe Kharkivit dhe porti më i madh i Ukrainës. Do të kenë mundësi të shfaqin një pjesë të festivalit të tyre këtu në Prishtinë. Kjo është një mundësi e jashtëzakonisht për të shfaqur solidarizimi e kryeqytetit të Kosovës në luftën e Ukrainës për të drejtën e saj themelore, lirinë”, tha ai. 

Ndërsa, Vjosa Berisha nga PriFest tha se Festivali i Odesës do të ketë hapësirë brenda festivalit PriFest dhe presin 25 deri 30 mysafirë nga Ukraina. 

Berisha: Presim 25-30 mysafirë nga Ukraina 

“Duke marrë parasysh këtë çështje dhe me një miqësi që e kemi me Festivalin e Odesës, kemi bashkëndje dhe kemi vendosur që t’i japim hapësirë brenda festivalit tonë dhe ata të sjellin një program të filmave dhe projekteve filmike që do të prezantohen gjatë forumit industrial të filmit. Ne presim që të vijnë këto së paku 25-30 mysafirë nga Ukraina, nga ta do të jenë filmbërësit, producentw, regjisorw dhe skenaristw të filmave dhe menaxhmenti i Odesës”, tha ajo. 

Festivali PriFest do të jetë në Prishtinë më 26-30 korrik të vitit 2022.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat