Këto lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë

Prishtina

Këto lagje të Prishtinës do të mbesin nesër pa ujë

Më: 19 maj 2023 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se disa lagje të Prishtinës do të mbesin pa ujë, meqë do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ”Tirana” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Njoftimi i plotë:

Ju njoftojmë se ditën e nesërme, më 20 maj do të realizohen punime teknike në ndërrimin e gypit AC fi 200 në rrugën ”Tirana” në Prishtinë duke filluar nga ora 09:00-16:00.

Realizimi i punimeve teknike ka për fokus përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe zvogëlimin e humbjeve teknike të ujit.

Gjatë kësaj periudhe kohore, pa furnizim me ujë mbesin këto zona shërbimi:rruga e ” Tiranës “, lagjja Arbëria pjesa nga hekurudha deri te rruga” Ahmet Krasniqi “, Komuna e Re, rruga” Bashkim Fehmiu”, rruga ” Vicianum”,  rruga ” Nora e Hotit”, Stadiumi i Prishtinës me lokale përreth tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat