Në fillim të fushatës zgjedhore Kodra e Trimave shpërfaq pakënaqësit e saj

Prishtina

Në fillim të fushatës zgjedhore Kodra e Trimave shpërfaq pakënaqësit e saj

Më: 13 shtator 2025 Në ora: 18:00
Fahredin Majkovci

Iniciativa Qytetare “KODRA E TRIMAVE PO BËHET”

Gjatë vitit 2026, angazhimi i kësaj iniciative do të fokusohet në këto prioritete:

1. Çerdhe në rrugën Nexhmi Llumnica.

2. Lapidar dhe Shtëpi-Muze në rrugën Vëllezërit Fazliu.

3. Rregullore për Planifikim dhe Zhvillim Urban të Kodrës së Trimave.

4. Rregullore për Kulturë dhe Trashëgimi Lokale për Kodrën e Trimave.

5. Plani Rregullues i Hollësishëm 2026–2036 për Kodrën e Trimave.

"Këto janë kërkesat tona të drejta, për zhvillimin dhe dinjitetin e lagjes. Nëse zëri i Kodrës së Trimave nuk dëgjohet, atëherë; Në bazë të Nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, do të organizojmë peticion për shkarkimin e Kryetarit të Komunës. Le të mendojnë se nuk mundemi. Le të kujtojnë çfarë po themi sot. Kodra e Trimave po bëhet", thuhet në deklarimin e kësaj iniciative.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat