Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Prishtina

Cilësia e ajrit në Prishtinë: E moderuar

Më: 27 janar 2026 Në ora: 20:35
Prishtinë

Aktualisht, kryeqyteti po karakterizohet me cilësi të moderuar të ajrit.

Në dallim prej ditëve të mëparshme, kur Prishtina ishte në mesin e qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sonte ajri është më i pastër.

Sipas matësit të cilësisë “IQ Air”, indeksi i cilësisë së ajrit në Prishtinë është 72.

Ajër i moderuar pritet të jetë gjatë gjithë javës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat