​Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Dardania pa ujë deri nesër

Prishtina

​Defekt në rrjetin e ujësjellësit, Dardania pa ujë deri nesër

Më: 30 qershor 2026 Në ora: 21:08
Foto ilustrim

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët në lagjen Dardania, rruga “Idriz Gjilani’, se është ndërprerë furnizimi me ujë për shkak të një defekti të rëndë në rrjetin e ujësjellësit.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e defektit.

Për shkak të natyrës së ndërlikuar të rastit, furnizimi me ujë pritet të rikthehet gjatë ditës së nesërme, pas përfundimit të punimeve”, thuhet në njoftim.

Detaje tjera nuk u dhanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat