Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës ka nisur vizitat sistematike mjekësore në 47 shkolla të kryeqytetit, për rreth 9 mijë nxënës.
Lajmi është bërë i ditur nga Komuna e Prishtinës përmes një postimi në Facebook.
“Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Kontrolla mjekësore për nxënësit e Kryeqytetit
Drejtoria e Shëndetësisë në Kryeqytet ka nisur vizitat sistematike në 47 shkolla të Prishtinës, për rreth 9,000 nxënës.
Bashkë me ekipet e kujdesit parësor shëndetësor, po përcjellim gjendjen e nxënësve dhe po identifikojmë me kohë çdo shqetësim të mundshëm.