Bashkia e Shkupit me dy milionë denarë do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve - Bota Sot
Bashkia e Shkupit me dy milionë denarë do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve

Shkupi

Bashkia e Shkupit me dy milionë denarë do të subvencionojë pastrimin e oxhaqeve

Më: 2 shkurt 2020 Në ora: 14:24
Ilustrim

Bashkia e Shkupit së shpejti do të publikojë thirrje publike për subvencionimin e amvisërive dhe subjekteve tjera në Bashkinë e Shkupit për pastrimin e oxhaqeve për vitin 2020.

Me këtë thirrje, Bashkia e Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të amvisërive dhe subjekteve tjera për pastrim të oxhaqeve, më së shumti deri 1.200 denarë neto.

Subvencionet do të vlejnë edhe për pastrim të oxhaqeve nga 1 janari, ndërsa thirrja publike do te realizohet me parimin ‘kush vjen i pari, do të shërbehet i pari’, dhe do të jetë e hapur deri 30 nëntor apo deri në realizimin e mjeteve në 2 milionë denarë.

Në thirrjen publike mund të marrin pjesë edhe personat fizik dhe juridik të cilët banojnë apo ndodhen në Bashkinë e Shkupit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat