“Këndi i Ukrainës” u hap në qendër të Shkupit, ambasadorja e Ukrainës Maqedoninë e konsideron si aleat të tyre

Shkupi

“Këndi i Ukrainës” u hap në qendër të Shkupit, ambasadorja e Ukrainës Maqedoninë e konsideron si aleat të tyre

Më: 12 shtator 2022 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Në mënyrë solemne në qendër të Shkupit u hap “Këndi i Ukrainës”, ku u organizua ekspozitë me fotografi që demonstrojnë trashëgiminë e shkatërruar kulturore të Ukrainës.

Ambasadorja e Ukrainës në Maqedoninë e Veriut, Larisa Dir, theksoi se së bashku me Komunën Qendër dhe Shoqatën e Ukrainasve “Lesya Ukrainka”, me rastin e festës së Pavarësisë së Ukrainës, Këndi i Ukrainës” po hapet në zemër të Shkupit.

“Maqedonia e Veriut e mbështet dhe ndihmon Ukrainën në të gjitha sferat e mundshme. Ju jeni shokët dhe aleatët tanë të sigurtë. Ne së bashku me ju le të luftojmë për të ardhmen demokratike të botës. Dua të falenderoj Komunën Qendër, popullin maqedonas dhe shoqatën patriotike të Ukrainës. Ju ftoj që të njiheni me fotografitë e krimeve të Rusisë kundër Ukrainës. Më saktësisht të shikoni fotografitë nga shkatërrimi i vendbanimit kulturor të popullit tonë”, tha Larisa Dir, ambasadore e Ukrainës.

“Për të gjithë neve Ukrainasve në Maqedoninë e Veriut është një nder i madh dhe kënaqësi që të hapim “Këndi i Ukrainës” ne Qendrën e Shkupit, në zemrën e Maqedonisë”, theksoi Oleksander Urbanoviç, kryetar i Shoqatës së ukrainasve.

“Komuna Qendër simpatizon Ukrainën dhe popullin Ukrainas. Banorët tanë, tashmë janë kujdesur për disa familje Ukrainase përfshirë një nënë me një të porsalindur. Ndihma është gjëja më e vlefshme nëse jepet kur është e nevojshme. Komuna Qendër është e hapur për të mbështetur të gjithë familjet dhe individët nga zonat e shkatërruara nga lufta që do të vijnë në Komunën Qendër”, deklaroi Goran Gerasimovki, kryetar i Komunës Qendër

Ambasadorja e Ukrainës ftoi të pranishmit që të njihen me fotot e krimeve të Rusisë kundër Ukrainës dhe më konkretisht të shikojnë fotot e trashëgimisë kulturore të shkatërruar të popullit ukrainas.

Sipas saj, fotografitë tregojnë pasojat e kishave, shkollave, fushave sportive, bibliotekave, spitaleve të goditura nga raketat ruse dhe avionëve rusë. Qytetet dikur të begatë janë kthyer në gërmadha.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat