Paditet penalisht një mjek i Shkupit për pranim ryshfeti

Shkupi

Paditet penalisht një mjek i Shkupit për pranim ryshfeti

Më: 31 maj 2017 Në ora: 16:23
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është ngritur padi penale për ryshfet ndaj një mjeku të Spitalit të qytetit në Shkup.

Ai ka kërkuar deri 300 euro para për të përfshi pacientët në listën prioritare për ndërhyrje kirurgjikale. K.S (64) është paditur për veprën penale ”pranim ryshfeti”.

Mjeku është futur në kurth kur ka kërkuar para nga një pacient nga Prilepi. Atij i janë kërkuar 300 euro, dhe pacienti i ka dhënë ato para, paraprakisht duke u konsultuar me policinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat