Mbesin pezull hetimet për ekzekutimin e Hekuran Billës

Shqipëria

Mbesin pezull hetimet për ekzekutimin e Hekuran Billës

Më: 30 nëntor 2020 Në ora: 15:47
Hekuran Billa

Përgjigja e tabulateve telefonike dhe analizimi i qelizave nga antenat celulare po mban peng dosjen për vrasjen e Hekuran Billës, 40 vjeçarit që u ekzekutua në qershor të këtij viti.

Prokuroria është në pritje të përgjigjes nga kompanitë por situata e krijuar për shkak të pandemisë ka bërë që të vonohet ardhja e tyre.

Kjo do të jetë prova kryesore që institucioni i akuzës do të lidhë bashkëpunimin e personave të arrestuar për vrasjen e Billës, pasi të gjithë të arrestuarit, të akuzuar si autorë dhe bashkëpunëtorë ne atentatin ndaj 40 vjeçarit, nuk e kanë pranuar që kanë lidhje me ngjarjen, dhe aq më pak që të kenë bashkëpunuar.

Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Viktor Marku, i dyshuar si personi që qëlloi ndaj të ndjerit.

Ai u kap në Mal të Zi një javë pas ngjarjes së rëndë, pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona. Ai pretendon se ditën e ngjarjes ka qenë në vendin fqinj, por nëse akuza vërteton nga qelizat telefonike se ka brenda territorit shqiptar, atëherë bie poshtë edhe alibia e tij.

Billa u vra më 11 qershor në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë. Pista kryesore e hetimit për ekzekutimin e Billës është hakmárrje për vrasjen ndaj Prel Markut. Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzekutuar Prel Markun me plumb në ballë, në atë kohë 22 vjeç dhe Viktor Marku mendohet të ketë marrë hakun e të vëllait.

Për vrasjen e tij janë arrestuar 4 persona, mes të cilëve edhe të dashurën e tij, Adjola Lakrën, e cila sipas prokurorisë dyshohet se ka qenë ajo që e ka nxjerrë në pritë 40-vjeçar. Ndërkohë në kërkim është edhe një person i cili mendohet se ka qenë shoferi i automjetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat