Vodhën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, arrestohen dy vëllezërit më Tiranë

Shqipëria

Vodhën 8 mln lekë bizhuteri në një argjendari, arrestohen dy vëllezërit më Tiranë

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 12:33
Foto ilustrim

Dy vëllezër janë arrestuar në kryeqytet pasi kishin grabitur në një argjendari bizhuteri me vlerë 8 milionë lekë.

Autorët mësohet se ishin me precendentë të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes, ndërkohë që gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjet edhe një sasi kokaine.

“Shërbimet e Komisariatit Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, dy shtetas kishin vjedhur argjendarinë në pronësi të shtetases Z. S. dhe më pas ishin larguar me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Brothers”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. S., 27 vjeç dhe A. S., 29 vjeç ( vëllezër), banues në Tiranë, të dy të dënuar në Itali, për veprën penale “Vjedhja”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të banesës së këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, disa sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e sende me vlerë, veshjet e përdorura gjatë vjedhjes, automjeti tip “Benz” me të cilin janë larguar, 2 aparate celular dhe një sasi valute.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat