Manastirliu flet me familjarët e pacientëve me COVID-19, ja premtimi që u jep

Shqipëria

Manastirliu flet me familjarët e pacientëve me COVID-19, ja premtimi që u jep

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 17:57
Ogerta Manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu zhvilloi pasditen e sotme një takim me familjarët e pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim spitalor, mjekët dhe koordinatorët te spitali infektiv, për t’i dëgjuar lidhet me komunikimin mes familjarëve dhe pacientëve të shtruar. Ministrja tha se përpos mundësisë së telefonatave me familjarët, janë vënë në dispozicion edhe tableta të posaçme për të ndërmjetësuar komunikimin vizual mes pacientëve dhe të afërmve të tyre.

“Në këto kushte të situatës së epidemisë, të mundet të gjejmë mënyra të reja komunikimi dhe të përmirësojmë ato ekzistuese. Familjarët lidhen vetëm me mjekun kurues, ndërkohë në këtë pikë informacioni merren dërgesat, porositë e familjarëve për pacientët.  Si mundet ta përmirësojmë? Edhe psikologu nuk mungon në këto spitale. Psikologët janë, dhe punonjësit socialë, i ka QSUT. Përveç trajtimit mjekësor kërkohet trajtim psiko-emocional dhe ju si familjarë të transmetoni qetësi për të mposhtur sëmundjen. Unë marr shumë mesazhe dhe kam kuptuar se mund të përmirësojmë disa gjëra.

Ne e kemi sistemin të ngritur, por që ka përmirësim më shumë. Kemi menduar të vendosim disa tableta, që edhe nëse nuk kanë mundësi të flasin, t’i shikoni. Administratori, koordinatori, psikologu, punonjësi social dhe tabletave që kemi vendosur në dispozicion, por vetëm mjeku kurues mund të japë informacion për shëndetin. 

Por edhe stafet duhet ti kuptojmë se nëse do të rrijë gjithë ditën në telefon nuk do të kenë mundësi të shërbejnë. Përmes tabletave do të kemi një komunikim me familjarët dhe pacientët virtualisht, kush mundet të komunikojë me telefonat e tyre kjo ndodh, por kur kanë nevojë që të shohin familjarët e tjerë në spital të mundet të komunikojnë, kjo është një mënyrë e lehtë dhe e shpejtë dhe ju qetësoheni.  Do të shpërndahen në të 4 spitalet” tha ajo.

Shefja e Infektivit Najada Çomo u shpreh se “Në momentin që shtrohen personat, mjeku i rojes informon familjarët njëherë në 24 orë. Rëndësi ka edhe futja e sendeve personale, se të tjerat janë siguruar nga shërbimi. Ata që janë të sëmurë lodhen nga oksigjeni dhe ne u themi të mos flasin shumë, pasi janë të sëmurë, pasi kanë vështirësi në frymëmarrje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat