“Sistemi ka rënë”, Buxhuku: Në vend ti japë oksigjen ekonomisë, qeveria gjen me mikroskop pengesa

Shqipëria

“Sistemi ka rënë”, Buxhuku: Në vend ti japë oksigjen ekonomisë, qeveria gjen me mikroskop pengesa

Më: 1 dhjetor 2020 Në ora: 23:45
Gjergj Buxhuku

I ftuar në “Tempora”, kreu i Konfindustrisë Gjegj Buxhuku është shprehur se, sistemi ekonomik në Shqipëria ka rënë.

Sipas tij, qeveria në vend ti japë oksigjen ekonomisë gjen me mikroskop pengesa dhe ngërçe.

Gjergj Buxhuku: Sistemi ka rënë. Është një sistem i tërë, i cili nuk ka filluar as katër vitet e fundit, as tetë vitet e fundit. Ajo që po themi ne është një sistem 30-vjeçar , që ka rënë. Kur futesh deri në këto detaje, kur sheh me mikroskop mundësitë si të krijosh ngërçe, në vend që të liberalizosh e ti japësh oksigjen ekonomisë, ti sheh me mikroskop ku e ku të gjesh pengesa, tregon se sistemi ka rënë. Sepse nuk ekziston vullneti që ti të ndërtosh një sistem normal ekonomik.

Në momentin që nuk ekziston përgjegjshmëria të themi për të krijuar një sistem të hapur sipas rregullave të ekonomisë së tregut, natyrisht gëlojnë bizneset, të cilat në fund të fundit nuk janë fajtore ato. Biznesi është si uji, ku gjen hapësirë depërton.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat