Policë, mësues, ekonomistë…/ Covid-19 ‘mbërthen’ edhe Beratin

Shqipëria

Policë, mësues, ekonomistë…/ Covid-19 ‘mbërthen’ edhe Beratin

Më: 4 dhjetor 2020 Në ora: 22:32
Foto ilustrim

Zgjerohet harta e institucioneve në Berat që preken nga Covid-19.

Sipas asaj që raporton gazetari i Ora News nga ky qytet, ditën e sotme janë konfirmuar vatra të reja infektimi në bashki, shkolla, kopshte, në burgun e qytetit, në Drejtorinë e Policisë dhe në disa biznese private.

Infektimet e reja:

2 specialistë në bashkinë Berat.

1 inspektor në bashkinë Berat.

1 edukatore në koshtin e fshatit Syzezë.

1 edukatore në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”.

1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”.

1 mësues në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”

1 mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Paftan

3 në burgun e Beratit.

2 polic në DPV Berat.

1 ekonomist në filialin e një banke të nivelit të dytë.

1 operator në Call Center.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 801 raste të reja në të gjithë vendin dhe 18 viktima.

Sa i përket Beratit, ky qark ka 651 raste aktive, ndërsa si qytet ditën e sotme ka regjistruar 23 raste të reja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat