Telefonata që e nxori në pritë pas mesnate policin e FNSH-së, detajet si ka ndodhur atentati

Shqipëria

Telefonata që e nxori në pritë pas mesnate policin e FNSH-së, detajet si ka ndodhur atentati

Më: 5 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një efektiv i Policisë së Shtetit ka humbur jetën si pasojë e një atentati me armë zjarri mëngjesin e së shtunës në Lezhë. Xhulio Prela 26-vjeç me banim në Tiranë u gjet i vrarë në automjetin e tij në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush.

Sipas burimeve të Panorama, Xhulio Prela është telefonuar nga një person dhe në mesnatë është nisur drejt Lezhës ku dhe i është bërë pritë.

Mësohet se përgjatë rrugës ka një sërë biznesesh kamerat e të cilave pritet të sekuestrohen nga grupi hetimor për të parë lëvizjet para dhe pas ngjarjes.

Sipas burimeve të Panorama, Xhulio Prela ka qene ne Rinas per te marre shokun e vëllait te tij, i cili vinte nga Anglia së bashku me të motrën.

Ne mesnate eshte kthyer me ta nga Aeroporti dhe i ka derguar deri ne Shkoder.

Menjehere me pas ai eshte kthyer dhe gjate rruges Lezhe-Milot teksa po kalonte ka pare nje automjet, ku nje person qe kishte dale nga makina po i bënte me drita me një elektrik dore.

Menjehere Prela e ka rikthyer serish automjetin ne drejtim te Lezhes ku i eshte afruar personi me elektrik tek dera e pasagjerit. Xhulio Prela ka hapur xhamin dhe disa sekonda me pas ai ka tentuar te largohet kur ne ato momente i eshte afruar nje person tjeter duke e qelluar me nje plumb ne zemer. Ne gjaknxehtesi 26 vjecari eshte i ka dhene gaz makines dhe atentatori ka gjuajtur edhe dy here te tjera me pistolete e tipit TT, ku njeri plumb ka kapur xhamin e prapem te automjetit ndersa tjetri ka kapur targen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat