Në Greqi për festa? Karantinë 10-ditore e detyruar për të gjithë udhëtarët

Shqipëria

Në Greqi për festa? Karantinë 10-ditore e detyruar për të gjithë udhëtarët

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Greqia ka marrë një tjetër masë për të përballuar situatën e pandemisë COVID. Mësohet se të gjithë udhëtarët që do të futen në vendin fqinj nga data 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021 do të jenë të detyruar që të futen në karantinë 10-ditore.

Prestigjiozja greke ‘Protothema’ shkruan se askush nuk përjashtohet nga masa. Njoftimi i karantinës paraprake dhjetë-ditore, megjithatë, ka shkaktuar një breshëri ndryshimesh në biletat e atyre që kishin planifikuar të ktheheshin pas të premtes të  18 dhjetorit.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas ka thënë gjatë ditës së sotme se ata që kthehen në Greqi pas pushimeve të Vitit të Ri, duhet të paraqesin testin negativ në doganë, t’i nënshtrohen testit të shpejtë dhe të futen në një karantinë 10 ditore të detyrueshëm.

Zëvendës kryeministri Stelios Petsa ka njoftuar gjithsashtu se deri më 7 janar do të mbahen mbyllur shkollat, restorantet, gjykatat, resortet për ski dhe çdo ambient tjetër në të cilin mund të ketë grumbullime njerëzish.

Kujtojmë se vetëm sot në Greqi janë raportuar  1.251 të infektuar dhe 89 viktima në 24 orët e fundit. Numri total i infektimeve në vend që nga fillimi i pandemisë është 116721, ndërkohë numri i total i viktima ka shkuar 3.092.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat