Murati: Mos hapja e negociatave e pritshme, konferenca e parë para zgjedhjeve

Shqipëria

Murati: Mos hapja e negociatave e pritshme, konferenca e parë para zgjedhjeve

Më: 7 dhjetor 2020 Në ora: 21:23
Erl Murati

Erl Murati u shpreh se mos hapja e negociatave  ishte një lajm negativ i i pritshëm, pasi nuk është se oshin plotësuar kushtet e vendosura.

Murati tha se konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet para zgjedhjeve të 25 prillit.

Erl Murati: Ne nuk i kemi kryer detyrat e shtëpisë, sigurisht që opozita akuzon qeverinë dhe anasjelltas. Ky lajm negativ ishte i pritshëm, pasi nuk është se nuk i dinim kushtet që kishim për të plotësuar. Madje dy kushte janë të specifikuara. Fillimi i Gjykatës Kushtetuese është jnë kusht kyç për hapjen  e negociatave. Ka një shtysë nga ndërkombëtaret për plotësimin e këtij kushti brenda këtij viti. Unë jam skeptik se palët do të bien dakord për ta plotësuar këtë kusht. Nga ana tjetër mendoj se përgjegjësinë më të madhe e mban qeveria.

Për mua, konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet para zgjedhjeve të 25 prillit. Përpos shumë kushteve të vëna nga Brukseli, unë mendoj se ka dhe një kusht të fshehtë që janë zgjedhjet e 25 prill, të cilat duhet të jenë me standarde. Mungesa e Gjykatës Kushtetuese ka qenë e lidhur me krizën politikë në vend, sidomos me përplasjet e kryeministrit me Presidentin. Mungesa e kësaj gjykate po na lë jashtë Brukselit dhe ka krijuar përplasje presidencë kryeministri. Këto kriza mund të ishin evituar.

Murati shtoi se Gjykata Kushtetuese është e domosdoshme për tu formuar, pasi do të kishte jë arbitër të paanshëm dhe do të kishte një ulje të krizës politike.

Erl Murati: Ne jemi 108 vite shtet dhe fatkeqësisht nuk po realizojmë elementët më bazikë të shtetit. Gjykata Kushtetuese është e domosdoshme për tu formuar, pasi do të kishte një arbitër të paanshëm dhe do të kishte një ulje të krizës politike. Kjo e ka shndërruar vendin në një parodi, ku për çdo gjë i drejtohet Komisionit të Venecias. Ky është një dështim i gjithë klasës politike në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat