Ekzekutimi i të riut nga polici, Çela: Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar, vrasësja është “Rilindja”

Shqipëria

Ekzekutimi i të riut nga polici, Çela: Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar, vrasësja është “Rilindja”

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 16:45
Ardit Çela

Ka shkaktuar lumë reagimesh vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie, dje në Tiranë.

Ngjarja ka marrë edhe konotacion politik, me opozitën që bën përgjegjëse Qeverinë, dhe konkretisht Ministrinë e Brendshme.

Ardit Çela, drejtuesi politik i LSI-së përqarkun e Beratit, përmes një statusi në Facebook shkrun se për këtë ngjarje po tentohet që shoqërisë t’i mbyllet goja për ta kaluar në heshtje këtë krim.

Sipas tij, kjo është “kronikë e një vrasje të paralajmëruar” nga Kryeministri Rama, dhe për këtë jep edhe shembull.

Statusi i plotë i Çelës:

Heshtëm, nuk reaguam si duhet, kur policia dhunoi në mënyrë shtazarake një të mitur, duke e gjakosur e duke i plasur kokën në trotuar sepse kaloi orarin policor.

Heshtëm, disa qeshën, e më pas harruam sërish kur titullari i Policisë linçoi publikisht një grua, duke i nxjerrë njolla në biografi, sepse kërkonte të drejtën e saj për djalin që e rriste e vetme mes vështirësive.

Heshtëm kur policia tërhiqte zvarrë gazetarë e qytetarë, sepse protestonin si njerëz të lirë.

Heshtën të gjithë kur policia numëronte rrënjët e hashashit, për llogari të narkotrafikantëve, kur fikeshin radarët, uleshin  e ngiheshin avionat me drogë.

Tani kërkohet t’i mbyllet goja shoqërisë, e të kalojë në heshtje edhe vrasja e 25 vjeçarit, sepse theu orën policore.

E tmerrshme!

Kjo është kronikë e një vrasje të paralajmëruar!

E paralajmëroi Kryeministri kur u bënte thirrje policave të flaknin kapelet e të mblidhnin vota për Rilindjen.

E paralajmëroi Qeveria kur nxirrte tanket në rrugë për të luftuar virusin

E paralajmëroi Kryeministri kur shpërndante fake – videot ku policia ushtronte dhunë nëpër botë, duke u bërë gaz i botës.

E ka paralajmëruar retorika, sjellja dhe reagimi i turpshëm i institucioneve për të gjitha rastet e mësipërme!

Unë e dua Policinë e Shtetit, kam mirënjohje maksimale për mijëra punonjës të ndershëm, por ata janë njësoj viktima, nga drejtimi politik i Rilindjes.

Prandaj vrasësja e vërtetë është Rilindja. Ajo është frymëzuese, sjellja e saj, indoktrinimi i saj, dhe etja kriminale për të mbajtur pushtetin me çdo formë e çdo mjet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat