Ndreca: Policia e sotme është më profesionalja e të gjitha kohërave

Shqipëria

Ndreca: Policia e sotme është më profesionalja e të gjitha kohërave

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:12
Plarent Ndreca

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka ndezur protesta në vend.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca tha sot në “Open”, në Top Channel se policia që kemi është më profesionalja e të gjitha kohërave.

“Protesta në thelb apo parim nuk është për t’u subvlerësuar, pasi protestat janë pozitive, por mënyra si u bë nuk ishte për t’u vlerësuar. I kërkojnë drejtësi ministrit të Brendshëm, por drejtësinë e bën Prokuroria dhe Gjykata. Unë nuk e kuptova se kush ishte kauza.

S’ka drejtësi te zyrat e ministrit të Brendshëm. Policia që kemi sot është policia më profesionale e të gjitha kohërave. Nuk ka treguar dhunë. Policia duhet të ruajë gjakftohtësinë. Kemi 21 janarin. Sjellja e policisë duket në këto raste, kur administrohet një protestë politike”, tha Ndreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat