Nëna kishte denoncuar zhdukjen/ Si u vranë dhe u hodhën në kanal dy vëllezërit, u gjetën nga....

Shqipëria

Nëna kishte denoncuar zhdukjen/ Si u vranë dhe u hodhën në kanal dy vëllezërit, u gjetën nga....

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 15:03
Andi, 33 vjeç dhe Martin Olldashin, 31 vjeç

Dy vëllezërit, të cilët janë gjetur të vrarë me armë në një fshat të zonës së Maliqit janë denoncuar si të zhdukur një ditë më parë nga nëna e tyre.

Duke qënë se prej 3 ditësh nuk kishin shkuar në shtëpi, është bërë denoncimi në polici nga familjarët, të cilët thanë se të rinjtë ishin zhdukur pa lënë gjurmë.

Andi, 33 vjeç dhe Martin Olldashin, 31 vjeç, të dy banues në Pogradec, të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë pas plagëve të marra nga armë zjarri. Të dy vëllezërit ishin larguar që në datë 7 dhjetor nga banesa e tyre, dhe janë gjetur sot të pajetë.

Mësohet se Andrea Olldashi ka qenë disa herë ne burg për vjedhje, kryesisht banesash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat