Mos mbani çadër me vete/ Parashikimi i motit, 14-19 dhjetor 2020

Shqipëria

Mos mbani çadër me vete/ Parashikimi i motit, 14-19 dhjetor 2020

Më: 13 dhjetor 2020 Në ora: 13:41
Foto Ilustrim

Java që lamë pas u karakterizua kryesisht nga moti i vranët dhe reshjet e shiut ndërsa sa i përket javës që presim përpara nuk do të jetë më nevoja të mbajmë cadrat me vehte shkruan ShMU.

Në këtë mënyrë duke nisur nga dita e hënë (nesër) e deri ditën e premte moti do jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.

Ajo që vlen për tu theksuar për këtë javë janë temperaturat e ulta dhe të ftohta të mëngjesit të cilat në relievet malore do të jenë kryesisht në vlera negative.

Sa i përket erës, ajo do të jetë intensive dhe e fortë vetëm ditën e nesërme me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi e cila do të arrijë deri në 20-25m/s kryesisht përgjatëvijës bregdetare. Më pas duke nisur nga dita e Martë e deri në fund të javës era do të fryjë e qetë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat