Mblidhet Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty/ Diskutohet kalendari i punimeve

Shqipëria

Mblidhet Komisioni i Posaçëm për raportin e Dick Marty/ Diskutohet kalendari i punimeve

Më: 15 dhjetor 2020 Në ora: 14:11
Foto

Sot po mbahet mbledhja e dytë e Komisionit të Posaçëm të Kuvendit për zbardhjen e çështjeve të raportit të Dick Marty për Shqipërinë.

Po diskutohet shqyrtimi dhe miratimi i kalendarit të punimeve të Komisionit të Posaçëm që parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2021.

E gjithë puna do të nisë duke kërkuar informacione në institucionet si Prokuroria e Përgjithshme, Ministria e Drejtësisë,  Ministrisë së Brendshme dhe Shërbimi Informativ i Shtetit.

Drejtuesi i Komisionit bëri thirrje për bashkëpunim të institucioneve në vendit tonë por edhe në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut.

“Jam plotësisht dakord në materialet që do t’i kërkojmë Prokurorisë së Përgjithshme të mos bazohemi vetëm në marrëdhënien e Eulex. Ka edhe shtete të tjera që kanë kërkuar ndihmë në lidhje me çështje të ngjashme. Ne si komision jemi fokusuar në ligjin 53 të vitit 2012 për të verifikuar të gjitha pretendimit. I kërkoj bashkëpunim vendit dhe Maqedonisë së Veriut. Shqipëria do të ketë rol konstruktiv në marrëdhënien me shtetet e huaja. Edhe sot prokuroria dhe ministria është në bashkëpunim të vazhdueshëm më institucionet homologe dhe me gjykatën speciale të Hagës ndaj do të propozoja që  të shtojmë edhe ligjin për marrëdhënie juridiksonale duke u bazuar tek konventa dhe të shtohen në korpusion ligjor”, tha Manja.

Kujtojmë se në mbledhjen e tij të parë të mbajtur më 10 dhjetor u bë konstituimi i Komisionit, ngritja e sekretariatit teknik dhe përcaktimi i relatorëve. Deputetët vendosën që për këtë komision të jenë dy relatorë, një nga PS-ja dhe një nga grupi i deputetëve të pavarur, saktësisht Klodilda Bushka dhe Elena Xhina.

Komisioni i Posaçëm u miratua më datë 3 dhjetor në Kuvend me 85 vota pro, 12 kundra dhe 4 abstenimi, për të kaluar në skaner të gjitha veprimet e kryera në territorin shqiptar për krimet e supozuara të UÇK-s.

Anëtari i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty ka ngritur akuza se në territorin e Shqipërisë ka pasur veprimtari kriminale të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët  gjenden në paraburgim të Hagës që prej datës 5 nëntor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat